E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të jesh 52 vjeç dhe të tregosh 15 më pak: ky është objektivi i Madonës që i ka shpallur luftë kohës duke kaluar orë të tëra në palestër, dietë të hekurt apo edhe ndërhyrje kirurgjikale dhe duke harxhuar 676 mijë euro në vit.
Madona, sa shumė shpenzime pėr tė ndalur kohėn








Të jesh 52 vjeç (do t’i mbushë më 16 gusht) dhe të tregosh 15 më pak: ky është objektivi i Madonës që i ka shpallur luftë kohës duke kaluar orë të tëra në palestër, dietë të hekurt apo edhe ndërhyrje kirurgjikale. Një sakrificë që i kushton këngëtares 562.600 sterlina ose 676 mijë euro, ashtu siç tregon “Daily Mirror”. E nuk ka si të jetë ndryshe për një që gjithmonë ka treguar se është një “Material Girl” dhe për këtë nuk mund të kënaqet me një krem të thjeshtë për rrudhat e syve para se të bjerë për të fjetur, por duhet ta mbulojë gjithë trupin me një locion që kushton 600 euro, pa llogaritur këtu kremin e diellit me faktorë të lartë mbrojtës (1800 euro) dhe të gjitha produktet e tjera kundër moshës që i kushtojnë rreth 75 mijë euro në vit.

48 mijë euro për të luftuar celulitin

Me pak fjalë, një grua si ajo nuk mund të pijë nga uji i rubinetit, por duhet të ketë në gotën e saj vetëm ujin e pastër Kabbalah, ku shpenzimet mujore të së cilit kapin shifrën 12 mijë euro. Por çfarë mund të themi për celulitin? Edhe mbretëresha e popit nuk është me imunitet dhe e lufton falë një makinerie të veçantë prej 40 mijë sterlinash (48 mijë eurosh) që tenton të eliminojë “lëkurën e portokallit” në trup. Por beteja ndaj këtij armiku nuk përfundon këtu. Nuk duhet të mos përmendim seancat e “Gyrotonic Expansion System”, i njohur si GEX, që i kushtojnë 24 mijë euro të tjera në vit.

Joga, 360 euro ora

Joga mbetet pasioni i saj më i madh, një arsye më shumë nëse bëhet me një instruktor si Ashtanga Yoga. 300 sterlina ora e nëse i shumëzojmë për 12 orë në javë të regjimit të saj të fitnesit shkojnë gjithsej në 156 mijë në vit (pak më pak se 190 mijë euro). Më ekonomikë (duke marrë parasysh shifrat e mësipërme) fizioterapisti (150 sterlina në javë që shkon në 15.600 në vit, ose thuajse 18.750 euro). Ndërsa për trajtimet me alga duhet të shtosh edhe 2500 sterlina (3 mijë euro) dhe 90 mijë (108 mijë euro) shkojnë për shefin personal të kuzhinës dhe dietologut.

Dhe aty ku nuk “shkon” dot palestra apo mënyrat e tjera natyrale duhet edhe ndihma e vogël e bisturisë: botox anës syve, apo te buzët dhe filler te lëkura e duarve për të rritur volumin e indeve që bien me kalimin e viteve: injeksione konstante dhe të vazhdueshme për të cilat Madona derdh 4200 euro çdo 12 muaj. Asnjë e dhënë ekonomike tjetër për pjesët e tjera të “prekura” të trupit, sepse këngëtarja nuk e ka pranuar kurrë publikisht se ka bërë operacione plastike, duke shpjeguar se forma e saj e shkëlqyer fizike varet nga gjenet, nga ushtrimet fizike dhe nga Kabbalah. Mund të jetë edhe kështu, por duke e parë mirë të vjen ta pyesësh “Who’s That Girl?”.

Veshja

Ka dalë në skenë në vitin 1992, kur doli në treg disku "Erotica" dhe libri shumë i diskutuar i saj "Sex". Madona, e cila i kishte habitur të gjithë me veshjet e saj "body" me ngjyrën e mishit, e mbushi dollapin e saj me korse, reçipeta dhe veshje të tjera të brendshme me ngjyrën e mishit. Çorape rrjete, një "body" të shkëlqyer sintetike, ngjyra pa finesë, flokë bionde dhe të çrregullta, çizme: tani jemi mësuar ta shohim kështu, por sa look-e ka ndryshuar deri tani Louise Veronica Ciccone, që nga koha kur ka filluar të hedhë hapat e parë në botën e muzikës, në vitet e largëta ‘80? Shumë, absolutisht shumë. E kemi parë të vishet punk, si seksualja Merilyn. Apo edhe si Lolita a si geishë.

Akoma edhe më ndryshe: muskulore dhe me veshje meshini. Madona ka punuar gjithnjë me dy kuptimet. Nga ana tjetër, provokatore deri në palcë, siç nuk mund të ndodhë ndryshe. Shumë herë e kemi parë të veshur edhe si burrë: me smoking, me këmishë dhe kravatë. Por gjesti që ka krijuar më shumë thashetheme ka qenë padyshim puthja me Britney Spears dhe Christina Aguilera, në skenën e Mtv Music Award 2003.

Rikthim në të shkuarën, si Evita. Janë shumë dhe të shumëllojshme imazhet që dëshmojnë metamorfozën e mbretëreshës së popit. Një divë e pazëvendësueshme në llojin e saj, një imazh i lartësuar deri në pavdekësi, me pak fjalë një mit.

Kinemaja

Thotë se në moshën e saj një artiste ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron. Betohet se në moshën 52 vjeçe, 26 nga të cilat i ka kaluar pa diskutim duke mbajtur vendin e parë si mbretëresha e popit, të merresh me "punë" nuk është vetëm e shëndetshme, por e domosdoshme. Për Luise Veronica Ciccone, kanë kaluar shumë vjet që nga koha kur ka filluar të hedhë hapat e parë në botën e muzikës, në fillimet e largëta të ‘80-s, për t‘u shndërruar më pas në një mit, në një ikonë të pavdekshme të muzikës pop. Por, ajo nuk është absolutisht vetëm një këngëtare e mrekullueshme, madje do të ishte gabim ta quanim kështu. Sepse, biondja 52-vjeçare është edhe aktore, koleksioniste arti, producente, por mbi të gjitha tenton të bëhet një regjisore shumë e mirë.

"Dashuria për kinemanë është shumë e vjetër dhe më vjen mirë që m‘u dha mundësia ta bëj realitet një tjetër ëndërr timen", tregon princesha e popit. Filmi i saj i parë si regjisore "Filth and Wisdom", nisi fillimisht si dokumentar dhe u konkretizua në një film artistik me metrazh të gjatë rreth 81 minuta, pasi mbretëresha e popit u dashurua me karakteret dhe vendosi që të realizojë një film të plotë. Filmi flet për një emigrant ukrainas, interpretuar nga këngëtari i muzikës pank, Eugen Hutz, i cili aspiron që të bëhet muzikant i vërtetë.

Viki Meklure interpreton Xhulietën, një farmaciste e cila ëndërron që të shkojë në Afrikë, ndërsa Holli Ueston interpreton një balerinë të pasuksesshme. Këto janë tri karakteret e filmit të cilat gërshetojnë dhe linjat e tij. Historia e tij ofron pika brilante të jetës së përditshme tragjikomike. Por, Madona tregon se nuk kënaqet absolutisht me kaq. Ajo tregon se e ka gati skenarin e një filmi tjetër, xhirimet e të cilit mund të fillojnë në janarin e ardhshëm. Titulli dhe çdo detaj tjetër për momentin janë sekretë. (shqip)

Publikuar: 10.07.2010 | 19:55
Lexuar: 889 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime