Kontakt-ambasada holandeze mes tjerash do të bashkëpunojë me NATO përfaqësuesit gjatë organizimit të seminareve, konferencave, tryezave të rrumbullakta dhe debateve publike në lidhje me çështjet lidhur me Aleancën dhe vendin nikoqir.
Ambasada e Holandës në Shkup nga 1 janari i vitit 2009 deri më 31 dhjetor 2010 do të jetë kontakt-ambasada mes NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë.
Si urë mes Aleancës dhe Republikës së Maqedonisë, Ambasada e Holandës do të japë mbështetje aktive në rrugën drejt antarësimit të plotëfuqishëm në NATO, duke e përfshirë implementimin e Planit Aksionar për antarësim, thuhet në kumtesën e sotme të përbashkët të Ambasadës së Holandës dhe Sllovenisë, e cila deri tani ishte kontakt-ambasadë.