E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ata na thanë se po i pengojmë shefit të klubit këtu afër që është, na thanë që po na pengon shumë, por mobili sa mund të ketë zë? Na i thamë pse na jemi shqiptarë ose për këtë arsye po e bëni këtë ose ka ndonjë problem, por ata na thanë përsëri ndaleni muzikën se neve sillemi edhe ndryshe me ju", tregon Bujar Demiri, vizitor i plazhit të qytetit.
Pėrzihen nga plazhi i Shkupit pėr kėngėt shqipe








Dy të rinj shqiptarë nga Shkupi nuk janë lejuar të argëtohen në plazhin e qytetit. Hesat Krasniqi dhe Bujar Demiri thonë se janë kërcënuar nga sigurimi privat i plazhit, për shkak se në celularët e tyre dëgjonin muzikë shqipe.

‘Këtu erdhën në plazh për uikend me këtë shokun edhe e lëshuam mobilin të këndoj shqip …. mandej erdhën këta të sigurimit na thanë që ta ndalim këtë muzik sepse përndryshe kemi me jau thy këta mobila ose erdhën me kërcënim ashtu të “mrroltë” edhe menjëherë sikur me desht me na largue prej këtu", thotë Hesat Krasniqi, vizitor i plazhit të qytetit.

"Ata na thanë se po i pengojmë shefit të klubit këtu afër që është, na thanë që po na pengon shumë, por mobili sa mund të ketë zë? Na i thamë pse na jemi shqiptarë ose për këtë arsye po e bëni këtë ose ka ndonjë problem, por ata na thanë përsëri ndaleni muzikën se neve sillemi edhe ndryshe me ju", tregon Bujar Demiri, vizitor i plazhit të qytetit.

Ndërkohë pronarët e klubeve nuk deshën të prononcohen për rastin edhe pse të punësuarit aty, thanë për ALSAT se ata nuk kanë vërejtur kurrfarë aksidenti midis sigurimit dhe ndonjë vizitori të plazhit.

Edhe dy prej përfaqësuesve të sigurimit, konfirmuan se dy të rinjve shqiptarë u është tërhequr vërejtja por jo pse kanë dëgjuar muzikë shqipe por sepse kanë penguar pushuesit përreth.
Valmir Kuçi

Publikuar: 10.07.2010 | 21:36
Lexuar: 574 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime