E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Lidhur me bisedimet që i patëm për ekonominë e Maqedonisë, këto ditë FMN doli me projeksion për rritjen ekonomike në këtë vit 3,6, që konfirmon se edhe ata shohin se ekonomia e Maqedonisë ka potencial të shlndoshë për rritje ekonomike. Por u shpreh shqetësim se ngjarjet më të reja politike dhe pasiguria politike që sundon në Maqedoni mund ta rrezikojë këtë rritje potenciale ekonomike", deklaroi Bogov.
Bogov: Ekonomia stabile, nuk ka rrezik nga devalvimi i denarit
Ekonomia e Maqedonisë është stabile, ndërkaq stabil mbetet edhe denari, porositi guvernatori i Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov, në Uashington, ku mori pjesë në takimet pranverore të Bankës botërore dhe Fondit monetar ndërkombëtar.

Në deklaratën për RTM në Uashington thekson se FMN parasheh se këtë vit maqedonia do të ketë rritje ekonomike prej 3,6 për qind, por se shpreh shqetësim për shkak të ngjarjeve politike.

"Lidhur me bisedimet që i patëm për ekonominë e Maqedonisë, këto ditë FMN doli me projeksion për rritjen ekonomike në këtë vit 3,6, që konfirmon se edhe ata shohin se ekonomia e Maqedonisë ka potencial të shlndoshë për rritje ekonomike. Por u shpreh shqetësim se ngjarjet më të reja politike dhe pasiguria politike që sundon në Maqedoni mund ta rrezikojë këtë rritje potenciale ekonomike", deklaroi Bogov.

Guvernatori i hodhi poshtë spekulimet se denari do të devalvojë. Shton se Banka popullore ka kapacitet dhe mund të porositë stabilitet çmimor, stabilitet të kursit të denarit dhe të sistemit bankar.

"Maqedonia 19 vite ka kurs stabil të denarit. Në këto 19 vite ishim të përballur edhe me sfida shumë më të mëdha se këto tani, kështu që treguam se Banka popullore ka kapacitet dhe mund të porositë stabilitet çmimor, stabilitet të kursit të denarit dhe siguri të sistemit bankar. Kështu që nuk duhet të ketë shqetësim rreth kësaj, nuk duhet t'u besohet spekulimeve. Do të thotë, inflacioni në Maqedoni mbetet shumë i ulët, kursi i denarit mbetet stabil, bankat mbeten vendi më i sigurtë për kursim", theksoi guvernatori Bogov.

Publikuar: 19.04.2016 | 11:07
Lexuar: 1852 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime