E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, tha se kanë ftuar për të aplikuar të gjithë ata që janë të interesuar për karrierë akademike në Universitetin e Prizrenit. Ai bëri të ditur se ka pasur një interesim shumë të madh për stafin akademik të këtij Universiteti.
Hoxhaj: Rektori i Universitetit tė Prizrenit do tė zgjedhet kėtė muaj














Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, bën të ditur se deri tash rreth 600 kandidatë kanë aplikuar për karrierë akademike në Universitetin e Prizrenit.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, tha se kanë ftuar për të aplikuar të gjithë ata që janë të interesuar për karrierë akademike në Universitetin e Prizrenit. Ai bëri të ditur se ka pasur një interesim shumë të madh për stafin akademik të këtij Universiteti.

“Derimë tash ka rreth 600 kandidatë që kanë aplikuar për karrierë akademike në Universitetin e Prizrenit. Mirëpo, përzgjedhja e stafit do të jetë çështje e rektorit. Unë besoj se gjatë muajit korrik do ta kemi rektorin, dhe në atë moment kur ai të zgjidhet, ai do të hapë konkursin për të filluar me pranimin e kuadrove të parë në Universitetin Publik të Prizrenit”, tha Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj, tha se këtë vit do të fillohet me një numër jo shumë të madh të profesorëve, meqë nuk do të ketë as numër të madh të studentëve, pasi siç tha ai, ky është një universitet në ndërtim e sipër.

Ndërkaq, profesorët e Universitetit Publik të Prishtinës, nuk do të punojnë në Universitetin e Prizrenit. Qëllimi është që ky Universitet i ri të ketë vetëm stafin e tij, tha Ministri Hoxhaj.

“Ne jemi të interesuar, që universiteti I Prizrenit ta ketë stafin e tij, meqë procesi I akreditimit parasheh që çdo universitet duhet ta ketë stafin e tij. Rreth 50 për qind e stafit që jep mësim në një univeristet duhet t’i takojë atij universiteti, kështu që njëherë për njëherë jemi duke biseduar që të punësojmë vetëm të tij, të cilët do të jenë staf I plotë I Universitetit të Prizrenit dhe jo të tjerë” , tha ai. (Albana Karaj)

Publikuar: 10.07.2010 | 23:20
Lexuar: 832 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
betim (03/09/2010 16:35:00) pershendetje, pergezime dhe suksese per universitetin
ne universitet eshte hapur konkursi per pune gjithasht edhe eshte mbyllur, andaj nuk jemi ne dijeni per procedurat e metutjeshme, me intereson te di me shum lidhur me konkursin, me respekt, betimi, prizren,03.09.2010

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime