E moshuara kineze, shumë vjet më pare kishte mbetur shtatzënë, por fëmija kishte vdekur pa lindur ende. Doktorët i kërkuan në atë kohe një shifër prej 100 paundësh për ta hequr atë, por gruaja u largua pa iu nënshtruar ndërhyrjes.
Doktorët zbuluan se shkaku i shqetësimeve të një 92-vjeçareje për dhimbje stomaku, ishte fëmija i palindur kurrë, të cilin e kishte mbajtur në trupin e saj për më shume se 60 vjet.
E moshuara kineze, shumë vjet më pare kishte mbetur shtatzënë, por fëmija kishte vdekur pa lindur ende. Doktorët i kërkuan në atë kohe një shifër prej 100 paundësh për ta hequr atë, por gruaja u largua pa iu nënshtruar ndërhyrjes.
"Ishte një shumë e madhë për mua në atë kohë. Shifra ishte stratosferike për familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'", u shpreh 92-vjeçarja.
Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara ankohej shpesh për dhimbje stomaku dhe u shtrua në spital për të bërë një skaner.
"Nuk arritja t'u besoja syve. Gruaja 92-vjecare kishte një femijë në barkun e saj", tha doktori që vizitoi pacienten.
Ai shtoi se ka më shumë se 40 vjet që punon në këtë profesion, po ky ishte rasti i parë i këtij lloji që kishte hasur ndonjëherë.
Tani mjekët, me anë të testeve, po shohin nëse Huang ka nevojë për një operacion për të hequr fëmijën e saj, kurrë të palindur.
Por mjekët janë të çuditur me faktin se si një krijesë e vdekur ka qëndruar kaq gjatë në trupin e një gruaje pa shkaktuar asnjë problem tek ajo.