E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri më 30 prill, vizituesit do të mund të shohin disa filma, të cilët do të shfaqen në kinematë "Milenium" dhe "Frosina" dhe në Kinotekë. Filmat janë ndarë në nëntë programe: "Gala", programi i filmit autorial", "Panorama e filmit botëror", "Produksioni i Maqedonisë", në të cilin publiku do t'i shohë filmat më të rinj të shkurtër, të animuar dhe dokumentar të autorëve të rinj nga Maqedonia. Festivali filmik i Shkupit përgatiti për publikun e vet "Retrospektivë të Pedro Almodovar", në kuadër të të cilës do të shfaqen nëntë filmat e tij.
Gjithsejt 77 filma, punëtori dhe masterklasë do të jenë pjesë e edicionit të 19-të të Festivalit filmik të Shkupit. Festivali do të hapet sonte në kinemanë "Milenium", me "Sen Amur", film që e hapi edhe edicionin e fundit të Festivalit filmik të Berlinit.

Deri më 30 prill, vizituesit do të mund të shohin disa filma, të cilët do të shfaqen në kinematë "Milenium" dhe "Frosina" dhe në Kinotekë. Filmat janë ndarë në nëntë programe: "Gala", programi i filmit autorial", "Panorama e filmit botëror", "Produksioni i Maqedonisë", në të cilin publiku do t'i shohë filmat më të rinj të shkurtër, të animuar dhe dokumentar të autorëve të rinj nga Maqedonia. Festivali filmik i Shkupit përgatiti për publikun e vet "Retrospektivë të Pedro Almodovar", në kuadër të të cilës do të shfaqen nëntë filmat e tij.

Në programin "Gala" ëstë fituesi i çmimit Oskar për film më të mirë të rajonit joanglishtfolës, filmi hungarez "Djali i Shaulit" i regjisorit Lasllo nemesh, "Ku të okupohet në vijim", filmi më i ri i fituesit të oskareve, Majkëll Mur. Në mesin e filmave janë edhe "Mbreti im", i shpërblyer në Festivalin filmik të Kanës, "Gjaku i gjakut tim", vepër e re e mjeshtrit italian Marko Belokio, ndërsa në këtë program është edhe filmi "Llazar" i regjisorit maqedonas Svetozar Ristovski.

Pjesë e programit "Panorama e filmit botëror" janë "Keroll" me maestralen Kejt Bllanshet dhe "Sufrazhetki" me aktoren e shkëlqyeshme Meril Strip, filmi francez "Mbreti im" me Vinsent kasell dhe Emanuell Berkot në rolet kryesore, të cilët ishin të shspërblyer në kanë.

Këtë vit ka edhe punëtori/Master klasë për film eksperimental me Karl Abrahamson.

Në Festival do të mbahet edhe Media day Info e parë, me qëllim që të informohen edhe të t'u jepet mbështetje profesionistëve filmik nga Maqedonia dhe të interesuarve të tjerë në prëgatitjen e aplikacioneve për programin MEDIA Evropa Kreative.

Bileta më e lirë për një produksion kushton 50 denarë, ndërsa bileta tërëditore për tre apo katër filma do të kiushtojë 200 denarë.

Publikuar: 22.04.2016 | 10:21
Lexuar: 585 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime