E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Planifikohet që të ndërtohet edhe rrjet i ri fekal në gjatësi prej 255 metrave, si dhe rrjet i ri i ujësjellësit në gjatësi prej 850 metra", tha sot Trajanovski.
Zgjerohet bulevardi







Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot e shënoi fillimin e punimeve ndërtimore për zgjerimin dhe rikonstruimin e bulevardit "Hristian Todorovski Karposh" nga bulevardi "Xhon Kenedi" deri në rrugën "Rokomia" si dhe për vendosjen e ndriçimit rrugor nga bulevardi "Xhon Kenedi" deri në rrugën "Ferid Bajram".

"Me këtë projekt, aksi ekzistues i bulevardit 'Hristian Todorovski Karposh" do të zgjerohet dhe do të bëhet me 4 korsi komunikacioni, nga dy korsi në çdo drejtim, në gjatësi prej 670 metra. Nga ana e majtë e bulevardit, do të ndërtohet trotuar me gjerësi prej 4 metrash. Nga ana e djathtë e korsisë do të formohet gjelbërim me gjerësi të ndryshme, shteg për biçikleta me gjerësi prej 2,25 metra dhe shteg i këmbësorëve me gjerësi prej 2 metra. Punimet ndërtimore në bulevardin Hristian Todorovski Karposh do të shfrytëzohen që të vendoset kanalizim i ri atmosferik me gjatësi prej 280 metra dhe profil i gypave prej 400 milimetra, i cili do të kyçet në rrjetin ekzistues atmosferik. Planifikohet që të ndërtohet edhe rrjet i ri fekal në gjatësi prej 255 metrave, si dhe rrjet i ri i ujësjellësit në gjatësi prej 850 metra", tha sot Trajanovski.

Trajanovski shtoi se nëpër bulevard do të vendoset edhe ndriçim i ri rrugor, nga bulevardi Xhon Kenedi deri në rrugën Ferid Bajram, në gjatësi prej 940 metra. Në këtë pjesë do të vendosen 63 shtylla për ndriçim rrugor të larta nga 10 metra dhe 65 ndriçues me fuqi prej 250 vatë.

"Për realizimin e projektit për zgjerimin dhe rikonstruimin e bulevardit dhe për vendosjen e ndriçimit rrugor, Qyteti i Shkupit do të investojë rreth 43 milionë denarë. Punimet ndërtimore pritet të përfundojnë për rreth një vit", theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Trajanovski.

Publikuar: 25.04.2016 | 10:36
Lexuar: 840 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime