E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Grupi i punës për krijimin e kësaj veture është formuar në vitin 2013, kemi punuar me shumë zell dhe përkushtim për konstruktimin e kësaj veture elektrike. Vetura është e përbërë prej përbërësve të karbonit.
Studentët e Universitetit të Trakisë e prezantuan në UT veturën elektrike

Në Universitetin e Tetovës, sot u bë prezantimi teorik i veturës që punon me rrymë elektrike, ndërsa në hapësirat e sheshit para Rektoratit u bë demonstrimi praktik i saj. Vetura elektrike është krijuar nga një grup studentësh dhe profesorësh nga Fakulteti i Inxhinierisë i Universitetit të Trakisë nga Republika e Turqisë.

Drejtuesja e projektit për krijimin e veturës elektrike, Doc. dr. Nilhan Ürkmez Taşkin tha se ky projekt ka filluar që nga viti 2013 dhe grupi vazhdon të punojë ende në këtë drejtim, me qëllim që ta perfeksionojë veturën elektrike.

“Siç po e shihni, ne në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Trakisë kemi punuar për krijimin e kësaj veture elektrike gati plot tre vjet.

Grupi i punës për krijimin e kësaj veture është formuar në vitin 2013, kemi punuar me shumë zell dhe përkushtim për konstruktimin e kësaj veture elektrike. Vetura është e përbërë prej përbërësve të karbonit.

Vetura është e paraparë për gara të formulave dhe e njëjta veturë e ka marrë edhe çmimin e parë. Ky është turneu ynë që e kemi filluar në Ballkan dhe pikërisht e kemi nisur në Maqedoni, në Universitetin e Tetovës. Jemi shumë mirënjohës ndaj këtij universiteti për bashkëpunimin që realizon me Universitetin e Trakisë”, tha Yrd. Doç. dr. Nilhan Ürkmez Taşkin.

Përgjegjësi i Zyrës për inovacione dhe shkencë të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Bashkim Ziberi, në emër të UT-së e falënderoi Universitetin e Trakisë që ka zgjedhur UT-në për ta promovuar këtë projekt. “Është kënaqësi të shohësh se si avancon teknologjia dhe po kalojmë dalëngadalë në atë pjesë të teknologjisë, ku veturat nuk kanë më nevojë për motor klasik, por thjeshtë me karrikim, ato mund të drejtohen me mbushje elektrike.

Akoma janë në fazën e prototipit, pra, në fazën e zhvillimit, megjithatë, ka kompani të cilat veç më kanë filluar me prodhimin e modeleve elektrike, ose të kombinim të motorit elektrik me motorët me djegie të brendshme.

Kurse tani, për herë të parë kemi mundësi të shohim një veturë e cila lëviz krejtësisht me motor elektrik, këtu në Universitetin e Tetovës.

Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me Universitetin e Trakisë dhe që e kanë zgjedhur Universitetin tonë për të promovuar teknologjitë më të avancuara në fushën e automobilistikës”, u shpreh Doc. dr. Bashkim Ziberi.

Në promovimin e veturës elektrike morën pjesë profesorë dhe studentë të Universitetit të Tetovës, të cilët për së afërmi e ndoqën demonstrimin me veturën e konstruktuar nga profesorët dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Trakisë nga Republika e Turqisë.

Publikuar: 25.04.2016 | 14:32
Lexuar: 625 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime