E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dekani i Fakultetit Filologjik i UT-së, Doc. dr. Fatmir Sulejmani, në fjalën e tij drejtuar auditorit tha se, sot mjerisht komunikimi aktual kulturor brendashqiptar është i flashkët, i sipërfaqshëm dhe ndoshta më aksidental se ai i kohëve të shkuara.
Në UT konferencë shkencore:

Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare, me temë: “Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar”, e organizuar nga Fakulteti Filologjik i UT-së. Konferencën e shpalli të hapur prorektori për Arsim dhe Shkencë i UT-së, Prof. dr. Reshat Qahili. Ai tha se me organizimin e kësaj konference dëshmojmë se jemi në shërbim të dijes dhe shkencës, e cila është premisa kryesore për progresin dhe mirëqenien e gjithmbarshme shoqërore, duke u hapur rrugë diskutimeve të shëndosha akademike.

“Stafi drejtues i këtij Universiteti angazhohet fuqishëm që ky institucion të jetë bartës i traditës humaniste evropiane, përkujdeset në mënyrë permanente që të arrihet dija universale, të promovohet paqja, toleranca dhe demokracia edhe përtej kufijtë gjeografikë dhe politikë. Përveç tjerash, organizimi i një konference të tillë me karakter ndërkombëtar nuk kontribuon vetëm në ngritjen e urave të miqësisë mes nesh, por, para së gjithash, me gjithë potencialin shkencor që bart në vete, besojmë se do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të fenomenit, të problemeve të shoqërisë sonë në fushën e kulturës, si dhe do të ndikojë dukshëm edhe në ngritjen e vetëdijes dhe etikës së komunikimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërshoqëror dhe ndërinstitucional në të ardhmen”, tha Prof. dr. Reshat Qahili.

Dekani i Fakultetit Filologjik i UT-së, Doc. dr. Fatmir Sulejmani, në fjalën e tij drejtuar auditorit tha se, sot mjerisht komunikimi aktual kulturor brendashqiptar është i flashkët, i sipërfaqshëm dhe ndoshta më aksidental se ai i kohëve të shkuara. Sipas tij, aktivitetet e tilla stihike, të mbetura në duart e individëve, nuk mund të krahasohen me aktivitetet që zhvillohen me forma institucionale, ndaj si të tilla nuk i plotësojnë nevojat e një shoqërie në fazën e rilindjes më të gjithanshme të saj. “Inekzistent është edhe komunikimi shkencor, sepse mungojnë projektet dhe botimet e përbashkëta të studimeve gjuhësore, folklorike, etnografike e historike, veçmas nëpër rajonet e paeksploruara mirëfilli, siç janë vendbanimet shqiptare të mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë londineze”, u shpreh Doc. dr. Fatmir Sulejmani.

Njëri nga koordinatorët e kësaj konference, Doc. dr. Izmit Durmishi tha se konferenca do t’i zhvillojë punimet në dy sesione shkencore, atë të letërsisë dhe atë të gjuhësisë. “Sesioni i gjuhësisë trajton nëntemat si: Shumëgjuhësia te shqiptarët dhe etnitë tjera evropiane; Shqipja në Maqedoni – perspektiva dhe gjendja e studimit të saj; Shqipja e hapur për përmirësime në standardin e saj gjuhësor; kurse sesioni i letërsisë trajton nëntemat si: Vendi i letërsisë shqipe e krijuar në Maqedoni në thesarin e letërsisë kombëtare; Mbi letërsinë shqipe të krijuar në gjuhë të tjera; si dhe shumë tema të tjera”, shtoi Doc. dr. Izmit Durmishi.
Ndërsa koordinatori tjetër i Konferencës, Doc. dr. Berton Sulejmani tha se në këtë konferencë marrin pjesë 92 studiues shkencorë nga vendi dhe rajoni. Sipas tij, kjo tregon se armata e studiuesve të shkencës së filologjisë po shtohet vit e për vit. “Nga ky numër i studiuesve, 21 tema janë nga fusha e letërsisë dhe 45 nga fusha e gjuhësisë. Pra, numri i përgjithshëm i kumtesave për këtë vit është 66”, deklaroi Doc. dr. Berton Sulejmani.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet gjatë dy ditëve në hapësirat e Fakultetit Filologjik të UT-së dhe do të ketë për objekt studimi dhe promovimi kryesisht vlerat identitare të kombit shqiptar, përfshirë gjuhën, letërsinë dhe kulturën.
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'
Në UT Konferencë shkencore: 'Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar'

Publikuar: 25.04.2016 | 14:40
Lexuar: 591 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime