E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori Reka kërkoi që laboratoret fitosanitarë të dy vendeve tona të nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të shkëmbejnë informata mes tyre dhe të mos përsëriten situata të tilla në kufijtë shtetërorë.
Ministri Driton Kuqi takoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka

Ministri i Ekonomisë, z.Driton Kuqi, realizoi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z.Fatos Reka, me ç’ rast u theksua se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë janë të shkëlqyera, si në fushën politike, po ashtu edhe në fushën ekonomike.

Ministri Kuqi informoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë me dinamikën e paraparë, ndërsa tha se e gëzon fakti se, me ndërtimin e largpërçuesit interkonektiv midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, i cili ndërlidh Manastirin dhe Elbasanin me linjë 400KV, për dy vendet hapen mundësi të reja bashkëpunimi dhe kyçje në tregun rajonal.

Ministri Kuqi theksoi se Marrëveshja e CEFTA-s, nënshkrues të së cilës janë të dy vendet, duhet të zbatohet plotësisht, ndërsa, në rast të nevojës për të zbatuar kontrolle të produkteve bujqësore, ato të vendosen në depo adekuate deri në mbarimin e kontrolleve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Kuqi falënderoi shtetin shqiptar për mbështetjen që i jep Maqedonisë në rrugën euroatlantike, duke theksuar orientimin pro Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe bashkepunimin me Shqipërinë dhe Kosovën në suaza të bashkepinimit rajonal.

Ambasadori Reka tha se gatishmëria e pakufizuar e ministrit Driton Kuqi në tejkalimin e ngecjeve të mauneve shqiptare me produkte bujqësore ishte inkurajuese dhe e falënderoi atë për angazhimin maksimal në zgjidhjen e problemit.

Ambasadori Reka kërkoi që laboratoret fitosanitarë të dy vendeve tona të nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të shkëmbejnë informata mes tyre dhe të mos përsëriten situata të tilla në kufijtë shtetërorë.

Reka shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve bëhet në suaza të 71 marrëveshjeve të nënshkruara, ndërsa kërkoi që marrëdhëniet në sferën ekonomike të arrijnë nivelin e bashkëpunimit politik. Z.Reka tha se Shqipëria e ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën politike aktuale në vend.

Ministri Kuqi njoftoi se, shumë shpejt, ai do të realizojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Publikuar: 25.04.2016 | 15:11
Lexuar: 556 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime