E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai, para studentëve të programit studimor të Mekatronikës dhe atyre të Komunikacionit dhe Transportit Rrugor, tha se, sot të gjithë e ndjekin në vazhdimësi zhvillimin evropian për elektronikën në automjete, ngase ajo luan rol kyç në automobila, si në kuadrin e rritjes së kursimit të energjisë, po ashtu edhe në kuadrin e uljes së ndotjes, duke shtuar se ndotja e ajrit nga automobilat në kohën e sotme ka marrë përmasa të një problemi global.
Në UT u mbajt ligjëratë me temë “Elektronika në automjete”


Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës sot u mbajt një ligjëratë me temë: “Elektronika në automjete”, nga profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike i Universitetit Politeknik të Tiranës, Dr. Mark Palnikaj.

Ai, para studentëve të programit studimor të Mekatronikës dhe atyre të Komunikacionit dhe Transportit Rrugor, tha se, sot të gjithë e ndjekin në vazhdimësi zhvillimin evropian për elektronikën në automjete, ngase ajo luan rol kyç në automobila, si në kuadrin e rritjes së kursimit të energjisë, po ashtu edhe në kuadrin e uljes së ndotjes, duke shtuar se ndotja e ajrit nga automobilat në kohën e sotme ka marrë përmasa të një problemi global.

Sipas tij, teknologjitë më të fundit, të cilat përdoren në automobila, për ta ulur ndotjen si dhe respektuar standardet evropiane OBD2, të miratuara nga Komiteti Evropian, për prodhimin e automobilave dhe për shfrytëzimin e tyre nga përdoruesit, shumë pak respektohen në vendet tona. “Vendet ballkanike janë shumë mbrapa në këtë drejtim, ngase akoma nuk e kanë futur ende legjislacionin antindotje.

Ne jemi dëshmitarë se, në vendet ballkanike, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e të tjera, lejohet të punojnë automjete që e ndotin shumë ajrin, ndërkohë në vendet evropiane është kushtëzuar që automobilat vetëm nga Euro 4 e sipër mund të qarkullojnë. Ndërsa në Shqipëri, por edhe këtu tek ju në Maqedoni dhe vendet e tjera të Ballkanit, qarkullojnë çdo lloj automobilash, sa do i vjetër të jetë, me çfarëdo lloj koeficienti të ndotjes të jetë, me çfarëdo lloj tymi, tym të zi që nxjerr në autostradë lejohet të qarkullojnë. Gradualisht po punohet të barazohet legjislacioni i vendeve ballkanike me legjislacionin evropian, ku shtetet evropiane kanë vënë embargo dhe nuk lejojnë automjetet që e ndotin ambientin të qarkullojnë në shtetet e tyre me targa ballkanike”, shtoi mes tjerash dr. Mark Palnikaj.

Ligjëratat e kësaj natyre në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës janë mbajtur edhe nga profesorë të tjerë të fushave të ndryshme, falë bashkëpunimit të mirëfilltë dhe të suksesshëm që ka Universiteti ynë me Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në UT u mbajt ligjëratë me temë “Elektronika në automjete
Në UT u mbajt ligjëratë me temë “Elektronika në automjete

Publikuar: 25.04.2016 | 17:49
Lexuar: 729 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime