E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për tri netë, zëra nga shtete të Ballkanit dhe Evropës, kanë performuar live para një jurie profesionale dhe audience të madhe. Në natën finale, këngëtarja nga Prishtina, Blinera me këngën e saj "Young Evropian" është shpërblyer nga juria profesionale më çmimin Special.
Blinera Muzhaku fituese e çmimit special në Festivalin e Bullgarisë
Këngëtarja e re e talentuar nga Prishtina, Blinera Muzhaku ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar "New Music" në Bullgari, ku është nderuar me çmimin Special nga juria profesionale ndërkombëtare.

Për tri netë, zëra nga shtete të Ballkanit dhe Evropës, kanë performuar live para një jurie profesionale dhe audience të madhe. Në natën finale, këngëtarja nga Prishtina, Blinera me këngën e saj "Young Evropian" është shpërblyer nga juria profesionale më çmimin Special.

"Isha e nderuar së pari që isha e ftuar te përfaqësojë Kosovën në një festival prestigjioz. Në të njëjtën kohë kisha përgjegjësi sepse përfaqësoja shtetin e Kosovës dhe dëshiroja ta prezantohesha sa më mirë", ka thënë Blinera, per KultPlus.

Blinera Muzhaku nuk është hera e parë që përfaqëson Kosovën në festivale të ndryshme Ballkanike me suksese të njëpasnjëshme. Në festivalin e e Bullgarisë, në edicionet e shkuara kanë marrë pjesë emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare, si Elsa Lila dhe Elhaida Dani.

Publikuar: 26.04.2016 | 09:55
Lexuar: 602 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime