E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shënimi i përvjetorit të 541-të të vdekjes së kryeheroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Shkup është përcjellur me një incident të vogël protokollar. Përfaqësuesit e lartë të partisë 'Demokracia e Re' nuk janë lejuar të vendosin kurrora pranë permendores së Skënderbeut, para se këtë ta bëjnë dy ministrat e partisë në Pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami.
Incident nė pėrvjetorin e vdekjes sė Skenderbeut








Përfaqësuesit e 'Demokracisë së Re' nuk janë lejuar të vendosin kurrora pranë permendores së Skënderbeut në Shkup, para dy ministrave të BDI-së, Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami.

Shënimi i përvjetorit të 541-të të vdekjes së kryeheroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Shkup është përcjellur me një incident të vogël protokollar. Përfaqësuesit e lartë të partisë 'Demokracia e Re' nuk janë lejuar të vendosin kurrora pranë permendores së Skënderbeut, para se këtë ta bëjnë dy ministrat e partisë në Pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami.

Nga organizatori i këtij tubimi Shoqata jo-qeveritare 'Zgjohu' nga Shkupi thonë se ata nuk janë fajtor për incidentin pasi nuk kanë pasur rol në protokoll.

"Skandali i sapondodhur është rrjedhim i situatës në të gjithë shoqërinë tonë shqiptare këtu në Maqedoni, andaj edhe nuk është ndonjë suprizëe veçantë por tregon për nivelin me të cilin ne veprojmë. Nuk kishim ndonjë rol në protokoll, por më vjen keq për këtë që ndodhi dhe shprej keqardhjen time të thellë", thotë kryetari i Shoqatës qytetare 'Zgjohu', Artan Grubi.

Për historianët 17 Janari paraqet emocione të përziera. Kryetari i Institutit Albanologjik në Shkup, profesor Ramiz Abdyli thotë se kjo është një ditë pikëllimi për shqiptarët, por gjithashtu edhe një ditë mburjeje për të gjithë ata. Skënderbeu ishtë i pari shqiptar që me luftën e tij ndaj perandorisë Osmane, ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare në të gjithë botën, thotë Abdyli.

"Ishte Skëndërbeu ai i cili diti të organizoj luftën kundër një pushtuesi që ishte superfuqi e kohës dhe të ndalojë për 25 vite rresht invadimin e kësaj perandorie që ishte superfuqi e botës drejt Europës", tha kryetari i Institutit Albanologjik në Shkup, Ramiz Abdyli.

Nënkryetari i Shoqatës së historianëve shqiptar në Maqedoni, Skender Hasani, thotë se shënimi i këtij përvjetori është një eveniment i rëndësishëm i shqiptarëve në këto treva. "Shqiptarët e Maqedonisë sepse identifikon me Seknderbeun dhe përkulen para tij", shton Hasani.
Gjegj Kastrioti është figura më e ndritur e shqiptarëve nga mesjeta. Aftësia e tij ne artin ushtarak bëri që Perandoria Osmane tia jep titullin 'Iskander', apo 'Iskanderbej' që është është versioni turk i emrit Aleksandri i Madh. Lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468.
Naim Vrenezi, Alsat-M

Publikuar: 17.01.2009 | 17:10
Lexuar: 1105 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime