E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Piktura është vlerësuar për 1.865.000 dollarë gjatë sesionit dedikuar pikturës europiane të shekullit të XIX.
Puthja që vlen 2 milion dollarë, ankand rekord për pikturën e Hayez
















Rekord i ri botëror për pikturën-simbol të Romanticizmit italian. Një nga tre versionet e ‘Puthjes’ të Francesco Hayez, e hedhur në akand nga shtëpia Christie’s e Rockefeller Plaza të New York-ut ka arritur vlerën prej 2 milion dollarë.

Piktura është vlerësuar për 1.865.000 dollarë gjatë sesionit dedikuar pikturës europiane të shekullit të XIX.

Punimi prej vaji me përmasat 118.4x 88.6cm është realizuar në 1867 dhe në pjesën e pasme është firmosur nga ‘Franco Hayer/Veneziano’.

Rekordi i mëparshëm u shënua në nëntor të 2008 nga Sotherby’s e Londrës për versionin e ‘puthjes’ të 1861.

Piktura e New York-ut është një nga tre versionet që është ekspozuar në Milano, deri në 21 shkurt. Në këtë galeri janë ekspozuar tre versionet e pikturave të famshme njëra pas tjetrës.

Publikuar: 26.04.2016 | 14:27
Lexuar: 849 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime