E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për komunitetin kujdeset i ashtuquajturi ‘Mbreti i ciganëve’, Artur ‘Baron’ Cerari.
Mirësevini në kryeqytetin e ciganëve

Është vendi ku gjen Teatrin Bolshoi, Bazilikën e Shën Pjetrit dhe Kapitolin amerikan.

Por ky nuk është një park argëtimi, por i ashtuquajturi kryeqytet i ciganëve.

Sipas Daily Mail, ky është destinacioni më i pazakontë turistik në Europë.

Bëhet fjalë për qytetin moldav, Soroca, ose Kodra e Ciganëve.

E ka marrë emrin për shkak se në këtë qytet, ciganët e pasur shpalosin pasurinë përmes shtëpive pompoze.

Për komunitetin kujdeset i ashtuquajturi ‘Mbreti i ciganëve’, Artur ‘Baron’ Cerari.

Gazetari Andrei Ghihan ka udhëtuar për në qytetin me 37 mijë banorë.

Ai vizitoi edhe shtëpinë e Cerarit, që mban titullin më të lartë në hierarkinë e romëve.

“Ai është këshilltar për çështjet e romëve tek presidenti dhe qeveria”.

Popullsia rome në Europë mendohet se e ka origjinën nga India, prej nga kanë udhëtuar në shekujt 6 dhe 7 drejt Europës.

Për shekuj me radhë kanë hasur në persekutim të pashoq, që kulmoi gjatë nazizmit.

Gazetari thotë se pronat në këtë qytet variojnë nga 20 mijë sterlina deri në 150 mijë.

Paratë dërgohen nga emigrantët që punojnë jashtë vendit.
Qyteti moldav, Soroca, ose Kodra e Ciganëve

Publikuar: 26.04.2016 | 17:19
Lexuar: 881 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime