E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nuk dua” është kënga më e re e Betime Zylalit
“Nuk dua” është kënga më e re e Betime Zylalit

Artistja e njohur nga qyteti i Strugës, Betime Zylali, ka shënuar suksesin e saj të radhës. Ka vite që performon në skenën muzikore shqiptare, por së fundi për publikun e gjerë vjen fuqishëm me këngën më të re, “Nuk dua”. Teksti i i këngës i shkruar nga Petrit Saraqini, interpretohet si gjithmonë, me shpirt artisteje nga Beti, duke përcjell me delikatesën e saj, mesazhin, se si nuk duhet ta duam jetën pa dashuri. Ajo i mbetet besnike kultivimit të stilit modern të artit shqiptar, gjithnjë duke ruajtur vlerat burimore të muzikologjisë sonë kombëtare. Projekti më i ri artistes nga Struga, është mirëpritur nga publiku shqiptar dhe i njëjti promovohet në vigjilje të “stinës” artistike në mbarë hapësirën tonë shqiptare. Përndryshe, Betimja, ka kryer studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, përkatësisht në programin studimor Art Muzikor të Fakultetit të Arteve. Aktualisht punon në Shkollën e Muzikës në qytetin e Strugës.

Publikuar: 26.04.2016 | 23:14
Lexuar: 2505 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime