E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një status të tij në Facebook, Lazim Destani, babi i aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani, ka nda me miqtë e tij një lajm të gëzueshëm që ka të bëjë me premierën e filmit “Frauen“, ku Blerimi luan një nga rolet kryesore.
Blerim Destani, po bëhet yll kinematografie në Gjermani












Aktori tash më i njohur , Blerim Destani, po vazhdon të korrr suksese në kinematografi, duke u bërë kështu një nga protagonistët më tërheqës të fabulave filmike. Ditëve të fundit Blerimi është aktual edhe në mediat gjermane, pasi që ai po luan në një film, i cili po tërheq vëmendjen e dashamirëve të kinemasë.

Në një status të tij në Facebook, Lazim Destani, babi i aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani, ka nda me miqtë e tij një lajm të gëzueshëm që ka të bëjë me premierën e filmit “Frauen“, ku Blerimi luan një nga rolet kryesore.

“Të dashur miq. Po e ndaj me ju gëzimin e këtyre ditëve kur së bashku me njerëzit e mi më të afërt e me miq e ndoqëm premierën e filmit më të ri “Frauen” (në shqip “Gratë”), ku biri im Blerimi luan njërin nga rolet kryesore. Shfaqjen e parë të kësaj premiere e ndoqëm në Mynhen, Gjermani ndërsa të dytën sonte në Cyrih, Zvicër“, ka shkruan Lazim Destani.

Ky është vetëm njëri prej projekteve të mëdha që Blerimi po e zhvillon karrierën e tij kinematografike në Gjermani.

“Hm! Gratë, pa të cilat nuk mundemi. Ju faleminderit për përkrahjen, besoj që filmi do ju pëlqej”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Destani.

Blerimi do të jetë përkrah aktorëve të njohur gjerman Heiner Lauterbach dhe Martin Brambach.

Vlen të theksohet se filmi ku merr pjesë Destani i takon zhanrit komedi, ndërsa aktori ka filluar tashmë të punoj për projekte të reja.
“Nuk dua që të flas për përmbajtjen e filmit, por ajo që mund të them është se në film janë tre burra që vuajnë pasojat e lidhjeve të tyre me gratë. Ashtu siç edhe është titulli i filmit “Frauen” (Gratë). Personazhet kalojnë nëpër shumë situata komike duke u munduar që të largohen sa më larg grave që u kanë shkaktuar vuajtje, por në të njëjtën kohë pa e diktuar afrohen më shumë e më shumë drejt tyre. Pra është një komedi tipike gjermane, dhe shpresoj që të pëlqehet jo vetëm në Gjermani“, ka deklaruar Blerimi.
Blerim Destani, po bëhet yll kinematografie në Gjermani
Blerim Destani, po bëhet yll kinematografie në Gjermani

Publikuar: 28.04.2016 | 12:31
Lexuar: 1176 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime