E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Politika e administratës së Barak Obamës do të dallohet nga ajo e Xhorxh Bushit, në pikpamjen e Irakut, Iranit dhe Afganistanit, po jo edhe ndaj Ballkanit, vlerësoi profesori i shkencave politike në Universitetin kombëtar të mbrojtjes Stiven Majer.
Politika e Obamės ndaj Ballkanit, ėshtė e njejtė si ajo e Bushit








Obama do të jetë i preokupur me probleme ekonomike, kurse prioritet në planin e politikës së jashtme do t'i japë Afganistanit, Irakut, Pakistanit dhe Iranit, deklaroi Majer për "Zërin e Amerikës".

Majer vlerësoi se administrata e Obamës menjëherë do të angazhohet për zgjeidhje të konfliktit izraelito-palestinez, derisa Bllkani do të ketë rëndësi shumë më të vogël.

"Kjo nënkupton se politika ndaj Ballkanit do të jetë në sferën e byrokratëve të rangut të mesëm në Departamentin e Shtetit, ndërsa ata janë njerëzit, të cilët paraprakisht ishin pjesë e administratës demokratike. Ata njerëz do të udhëheqin politikën e njejtë si administrata e Klintonit, e cila të paktën në pikëpamjen e Ballkanit, nuk dallohej nga ajo e Bushit", thotë Majer.

Ai tha se administrata e re do të vazhdojë ta përkrahë pavarësinë e Kosovës dhe do të përqëndrohet në qëndrimet e njohura lidhur me Bosnjë e Hercegovinën dhe vendet e tjera të rajonit.

Publikuar: 17.01.2009 | 17:33
Lexuar: 457 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime