E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me titull "Rritet rreziku nga rritja e konsumit vendor", KE-ja thekson se "ekspansioni ekonomik në Maqedoni e ka përshpejtuar ritmin në vitin 2015, me mbështetje nga ana e konsumit vendor, eksportin dhe stimulin e konsiderueshëm publik".
KE: Maqedonia në

Republika e Maqedonisë do të ketë rritje prej 3,5 për qind të bruto prodhimit vendor (BPV) për këtë vit dhe vitin e ardhshëm me çka do të jetë midis "Top 5" vendeve në Evropë me rritje më të madhe ekonomike për periudhën, theksohet në parashikimin më të ri pranveror ekonomik që sot e lëshoi Komisioni Evropian.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, vetëm Irlanda me 4,9 për qind rritje të BPV-së, Rumania (+4,2%), Malta (+4,1%) dhe Polonia (+4,2%) janë vendet që sipas parashikimit të Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian pritet këtë vit të kenë rritje më të madhe ekonomike se Maqedonia, Greqia, megjithatë do të jetë shteti i vetëm evropian që këtë vit do të mbetet në recesion me rritje negative prej 0,3 për qind të BPV-së, ndërsa në nivel të BE-së i njëjti arrin 1,8 për qind. Megjithatë, Komisioni Evropian në lidhje me ekonominë e Maqedonisë paralajmëron se mundësitë investuese janë, megjithatë, lëndë e rrezikut të rëndësishëm që rrjedh nga zbatimi i vonuar i projekteve publike infrastrukturore dhe nga vazhdimi i pasigurisë politike.

Gjithashtu, parashikohet vazhdim i zvogëlimit të papunësisë në Maqedoni e cila këtë vit pritet të bie në 24,7 për qind, ndërsa deri vitin e ardhshëm të arrijë 23,5 për qind, që është për më shumë se dhjetë për qind ulje e papunësisë në krahasim me situatën prej para dhjetë viteve kur ajo në Maqedoni ka arritur 33,8 për qind.

Në lidhje me papunësinë, shteti i Maqedonisë do të ketë mesatare identike me Greqinë (24,7%), ndërsa për 0,1% edhe ta tejkalojë fqinji jugor në vitin 2016. Me këtë mesatare, Greqia mbetet BE-vendi i vetëm me për qindje më të madhe të personave të papunë, ndërsa pas saj vijon Spanja me 20 për qind, derisa Çekia me 4,5 për qind të papunë është vendi me mesatare më të lartë të punësimit. Në nivel të BE-së, mesatarja e papunësisë është rreth nëntë për qind.

Në lidhje me debinë publike, KE-ja parashikon se do të vazhdojë të rritet në Maqedoni. Ajo ka arritur 37,9 për qind në BPV gjatë vitit të kaluar, këtë vit pritet të rritet në 39,6 për qind, -përderisa në vitin 2017 pritet të vijë deri në 40,6 për qind të BPV-së, që është larg nga limiti i vendosur prej 60 për qind të BPV-së nga ana e Bashkimit Evropian. Në nivel të vendeve-anëtare të Unionit, Estonia ka debi më të ulët publike prej 9,6 për qind (këtë vit), përderisa rekorderë negativë janë Greqia (182,8% të BPV-së), Italia (132,7%) dhe Portugalia (126%) përderisa në nivel të tërë Bashkimit Evropian, debia publike pritet këtë vit të arrijë 86,5 për qind të BPV-së.

"Rritja në Evropë po mbahet edhe krahas mjedisit më të vështirë global. Ka gjithnjë e më shumë shenja se politikat për sigurimin dhe mbështetjen e më shumë vendeve të punës japin rezultate. megjithatë, ne duhet edhe më shumë të bëjmë për ta prekur pabarazinë", theksoi eurokomisari për çështje ekonomike dhe financiare Pjer Moskovski.

Me titull "Rritet rreziku nga rritja e konsumit vendor", KE-ja thekson se "ekspansioni ekonomik në Maqedoni e ka përshpejtuar ritmin në vitin 2015, me mbështetje nga ana e konsumit vendor, eksportin dhe stimulin e konsiderueshëm publik". Sipas KE-së, "disiplina fiskale sërish dëshpëron, edhe pse Qeveria e Maqedonisë arriti dukshëm ta ulë deficitin". Qeveria joformale e BE-së thekson se "pasqyrat mbesin optimiste me atë që konsumi vendor mbetet iniciator i vetëm i rritjes në të ardhmen, por rreziqet negative janë rritur".

Komisioni Evropian thekson se rritja e BPV-së në Maqedoni është rritur në bazë më të mirë të balancuar. Sipas parashikimit, të marrë nga rritja solide e konsumit të amvisërive, rritja e shpenzimeve të Qeverisë dhe kontributi pozitiv i neto-eksportit të prodhimtarisë në Maqedoni është rritur në rreth 3,7 për qind nga BPV-ja në vitin 2015, pasi e kishte rritjen e njëjtë edhe në vitin 2014. Ndërsa prodhimtaria industriale, prodhimtaria e përgjithshme, sipas KE-së, ka dëshpëruar, sektori i ndërtimit ka vazhduar me ndërtimin e tij të fuqishëm, të mbështetur nga ana e konsumit nga agjenda për punë publike të Qeverisë. Megjithatë, komisioni thekson se kapitali akumulues ka mbetur i sheshtë në Maqedoni. Komisioni Evropian thekson se "konsumi vendor si iniciator i rritjes, në të ardhmen në Maqedoni mund të jetë lëndë e rrezikut nga ulja e konsiderueshme". KE-ja pret që ekspansioni të vazhdojë me rritëm global dhe në bazë më të ngushtë.

"Konsumi vendor siguri do të jetë burimi kryesor i rritjes, me atë që konsumi privat siguron kontribut më të madh në dy vitet, si dhe përfit8ime nga trendet pozitive të pagave dhe punësimit, çmimin bening të mjedisit jetësor dhe rritje të mëtutjeshme të transfeve sociale dhe pensioneve. Megjithatë, konsumi personal do të mund të goditet nga ngadalësimi i rritjes së kredive të popullatës, si përgjigje e masave të kujdesshme të Bankës qendrore për parandalimin e rritjes së kredive shpenzuese. Përveç kësaj, rritja e neto-pagave reale, të cilat rriten 20 muaj me radhë pak janë ngushtuar kohën e fundit, përderisa pagat nominale janë rritur më ngadalë", thekson Komisioni Evropian për ekonominë e Maqedonisë.

Sipas Brukselit zyrtar, dinamika e rrogave mund të dobësohet edhe më shumë në llogari të rritjes së projektuar të inflacionit. Gjithashtu, shpenzimet private investuese pritet të udhëhiqen nga përforcimi i besimit të investuesve, si dhe nga "zvogëlimi i krizës politike". Shpenzimet investuese të Qeverisë, ndërkaq, KE-ja thekson se "është e mundshme të rriten pak si pjesë e BPV-së në vitin 2016", por edhe ato të mbeten në atë nivel në vitin 2017.

"Mundësitë investuese janë, ndërkaq, lëndë e rrezikut të rëndësishëm që del nga zbatimi i shtyrë i projekteve publike infrastrukturore dhe nga vazhdimi i pasigurisë politike - paralajmëron Komisioni Evropian.

Në vazhdimin e parashikimit pranveror ekonomik të Qeverisë joformale të BE-së për Maqedoninë, paralajmërohet se "rritja e ripërtërirë e importit sipas të gjitha gjasave është që ta shndërrojë neto-eksportin në pengesë për rritje". Njëherit, Komisioni thekson se dobësitë e jashtme afatshkurta mbetën të përmbajtura në vitin 2015 dhe se për shkak të mjedisit të rëndë të jashtëm, neto-eksporti ka kontribuar pozitivisht për rritje të BPV-së së Maqedonisë.

Bilanci tregtar i Maqedonisë, sipas KE-së, është përmirësuar në llogari të rritjes më të ngadalshme të importit dhe i shoqëruar nga çmimet më të ulëta të naftës dhe rritjes së fuqishme të eksportit. Megjithatë, deficiti i llogarisë rrjedhëse është shtuar, ndërsa saldoja primare është përkeqësuar, por, sipas Komisionit, në nivel prej 1,4 për qind të BPV-së dhe i njejti ka mbetur mesatar.

"Baraspesha e jashtme parashihet të përkeqësohet me kontribut negativ të neto-eksportit në rritjen në vitet në vijim. Rritja më e fuqishme e eksportit, sipas të gjitha gjasave është që të kompensohet nga rritja e importit, si dhe një pjesë e madhe e inputeve për prodhim nga ana e kompanive të huaja, të cilat përbëjnë dy të tretat nga eksporti i ekonomisë. Edhe krahas rritjes së mëtutjeshme të suficitit të shërbimeve, deficiti i llogarisë rrjedhëse do të zgjerohet, ndërsa bilanci tregtar i mallrave përkeqësohet dhe derdhjet nga transferi u ulën", shtohet në parashikimin e KE-së për Maqedoninë.

Në vazhdim të parashikimit, Brukseli thekson se "rritja e punësimeve në Maqedoni vazhdon, ndërsa inflacioni është vendosur të mbetet i ulët". Më pas, arsyetohet se rritja e punësimeve është përshpejtuar në vitin 2015 në Maqedoni me hapjen e vendeve të reja të punës që paraqet rritje prej 2,3 për qind në nivel vjetor. Një pjesë e madhe e kësaj rritje, sipas Komisionit, zhvillohet në sektorin prodhues të investimeve të drejtpërdrejta të huaja, ndërkaq si rezultat i programeve qeveritare për subvencione për punësim.

"Rritja e punësimeve, sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë me shkallë solide, me mesatare prej 2,1 për qind gjatë dy viteve, por me përmirësim të vogël të strukturës së vendeve të reja të punës. Edhe krahas uljes së mëtutjeshme të fuqisë punëtore, shkalla e papunësisë do të vazhdojë të ulet, është decide KE në parashikimin ekonomik për Maqedoninë.

Brukseli parashikon edhe se çmimet e konsumit sërish do të ulen nga fundi i vitit në Maqedoni, por edhe në të ardhmen, me rritjen e përkohshme gjatë verës. Deflacioni vjetor në vitin 2015 ka paraqitur 0,3 për qind, njëjtë si edhe në vitin 2014, ndërkaq kryesisht në llogari të uljes së shërbimeve intensive energjetike për transport, si dhe të çmimeve të ushqimit (41 për qind nga indeksi). Gjithashtu, çmimi i mjedisit jetësor pritet të mbetet beninj, përderisa presion mesatar mund të paraqitet nga rritja e pritur e çmimit të naftës dhe mallrave të tjera importuese, si dhe të çmimeve të ushqimit, pa pritur përforcim të mëtutjeshëm të presioneve ndaj kërkesës vendore.

Në këtë parashikim mjaft pozitiv të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, e vetmja që parashikohet është se "konsolidimi fiskal mbetet sfidë". Më pas ceket se ekzekutimi i buxhetit "ka rrëshqitur" sërish në vitin 2015, me atë që deficiti i përgjithshëm qeveritar është rritur gjatë verës për 0,3 për qind. Kjo ka ndodhur edhe krahas performanseve të shënuara të të ardhurave gjatë gjysmës së parë të vitit, për llogari të rritjes së pagesës së tatimit të fitimit, pasi që qeveria i ka ulur përjashtimet. Epilogu fiskal për vitin 2015 ka paraqitur 3,5 prë qind të BPV-së së projektuar, që e ka tejkaluar qëllimin fillestar për 0,2 për qind, por ka qenë më i ulët për 0,7 për qind në krahasim me realizimin në vitin 2014.

"Financat publike, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojnë ta shoqërojnë rritjen ekonomike, me rritjen e planifikuar të investimeve publike dhe të drejtës për konsum. Kjo do t'i ruajë qëllimet e deficitit për vitet 2016 dhe 2017, duke parashikuar rënie deri 2,9 për qind, por nuk janë cekur masa konkrete për konsolidim. Raporti i borxhit publik mbeti stabil në vitin 2015, i menaxhuar nga pagesa e kredisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe editimi i euro-obligacionit. Stabilizimi i qëndrueshëm mbetet sfidë, si shmangia nga rruga fiskale apo rritja zhgënjyese e BPV-së, që mundet dukshëm ta pengojë trajektorimin e borxhit", konkludon KE në parashikimin ekonomik për Maqedoninë. (MIA)

Publikuar: 03.05.2016 | 15:44
Lexuar: 542 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime