E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si nënshkrues i dokumentit “ Magna karta Universitatum” Universiteti i Tetovës është i përkushtuar në përmbushjen e idealeve për rolin e lartë të universitetit në shoqëri.
Ministri Lutfiu mori pjesë në Simpoziumin kushtuar Adem Demaçit


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot mori pjesë në Simpoziumin shkencor “Adem Demaçi: patriotizmi dhe intelektualizmi” i cili u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Duke i përshëndetur të pranishmit në Simpozium, Lutfiu theksoi se ka nderin dhe kënaqësin që marr pjesë në një simpozium të rëndësishëm kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të famshëm dhe të njohur botëror dhe luftëtarit të të drejtave të njeriut, Adem Demaçit.

“Të jesh bashkëkohor me Demaçin, me Mandelën shqiptare, përkatësisht me njeriun të cilin tërë jetën e udhëhoqi mendimi progresiv me të vërtet është një privilegj shumë i madh. Edhe pse më shumë se 28 vite për çështje politike i kaloi nëpër burgje, prap se prap ai nuk hoqi dorë nga lufta e tij për të drejtat e të gjithë njerëzve. Pikërisht për këtë arsye në vitin 1991 fitoi çmimin “Saharov” çmim më i lartë për lirinë e mendimit nga Bashkimi Evropian, theksoi Lutfiu.

Ministri Lutfiu theksoi se Universiteti Shtetëror i Tetovës organizon këtë simpozium shkencor kushtuar Adem Demaçit. USHT-ja si Demaçi është bartës i ideve progresive.

Si nënshkrues i dokumentit “ Magna karta Universitatum” Universiteti i Tetovës është i përkushtuar në përmbushjen e idealeve për rolin e lartë të universitetit në shoqëri.

“Ky është një institucion i lartë arsimor i cili me shpejtësi të madhe përparon në rritjen e cilësisë në politikën mësimore - shkencore dhe arsimore. Çdo vit ka risi në programet mësimore, sepse profesorët e dinë se zhvillimi i njerëzimit bazohet në arsim dhe shkencë” theksoi Lutfiu.

Ministri Lutfiu gjithashtu potencoi se nga viti në vit gjithshnjë e më shumë po investohet në arsimimin e Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Avancohen dhe modernizohen programet mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, përmirësohet infrastruktura arsimore si dhe investohet në universitetet ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, me të gjitha këto përpjekje, ndihmojmë që të rinjtë tanë të bëhen persona të arsimuar dhe liberalë të cilët në duar e tyre do ta bartin progresin e vendit tonë, gjë të cilën e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Adem Demaçi, shtoi Lutfiu.
Simpoziumin shkencor 'Adem Demaçi: patriotizmi dhe intelektualizmi' i cili u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës

Publikuar: 03.05.2016 | 17:00
Lexuar: 631 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime