E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Figura e Adem Demaçit është një figurë mjaft komplekse që duhet studiuar edhe nga prizmi shkencor”, tha Prof. dr. Vullnet Ameti.
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'


Në Universitetin e Tetovës u mbajt simpozium shkencor, me temë: “ADEM DEMACI: Atdhedashuria dhe intelektualizmi”. Në këtë simpozium shkencor kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demacit, që u organizua nga Fakulteti Filologjik dhe Fakulteti Filozofik i UT-së, morën pjesë emra eminentë studiuesish, bashkëveprimtarë të Adem Demaçit, ish të burgosur politikë, rektorë universitetesh, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, dekanë, profesorë dhe studentë.

Simpoziumin e shpalli të hapur Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti. Ai me këtë rast vlerësoi se organizimi i këtij simpoziumi në ambientet e Universitetit tonë, besojmë të shërbejë si një pikënisje e shlyerjes së detyrimeve tona kombëtare ndaj njërit prej personaliteteve më të shquara të Republikës së Kosovës dhe mbarë shqiptarisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij e ka vendosur në shërbim të idealeve të mëdha për kauzën tonë kombëtare. “Nderi i kombit, Adem Demaçi është një ndër figurat më markante të kombit shqiptar, por edhe në arenën ndërkombëtare. Personifikon simbolin e qëndresës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, kundër politikës diskriminuese dhe gjenocidale. Si atdhetar i rangut më të lartë, ai është një personalitet i rrallë dhe i jashtëzakonshëm, me virtyte të larta morale dhe njerëzore. Si i tillë, është shndërruar institucion në vete dhe përfaqëson nderin dhe krenarinë e kombit tonë. Figura e Adem Demaçit është një figurë mjaft komplekse që duhet studiuar edhe nga prizmi shkencor”, tha Prof. dr. Vullnet Ameti.

Ai më tej shtoi se roli dhe rëndësia historike e Adem Demaçit është përjetësuar në historinë më të re të popullit shqiptar. “Vepra dhe autoriteti monumental ka në themele dashurinë për atdhe dhe bashkim kombëtar, gatishmërinë për t’u flijuar dhe përpjekjet titanike për liri. Për të gjitha këto e shumë vlera të tjera, Adem Demaçit, me plot meritë, Parlamenti Evropian në vitin 1991 ia ndau Çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

Personaliteti, sakrifica dhe veprat e tij atdhetare, politike, letrare e publicistike meritojnë respektin më të lartë. Për këtë do ta thotë fjalën e saj shkenca, për të cilin qëllim edhe organizohet ky simpozium shkencor, sikundër besojmë që secili nga ne, për simbolin e rezistencës sonë kombëtare, udhëheqësin e Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndjehet i nderuar që është pjesë e kësaj ngjarje nga më të rëndësishmet të Universitetit tonë”, shtoi mes tjerash Rektori i UT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Prof. dr. Arsim Bajrami theksoi se Adem Demaçi është kryefjala shqiptare, një intelektual që gjithë jetën e tij ia kushtoi atdhedashurisë. “Adem Demaçi është ikona shqiptare, është kryefjala shqiptare, është figura që ndërtoi ëndrrën e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Në figurën e Adem Demaçit do të gjej një intelektual i cili tërë jetën ia kushtoi kombit, atdhedashurisë, intelektual që në vete mishëroi tre virtyte për të cilat të gjithë jemi krenar. Padyshim se si virtyt të parë Adem Demaçi kishte guximin, virtyti i dytë i Adem Demaçit është atdhedashuria, dhe jo rastësisht edhe ky simpozium shkencor mbahet me moton intelektualizmi dhe atdhedashuria, ndërsa virtyti i tretë dhe më i rëndësishëm është se Adem Demaçi ishte një politikan pragmatik”, deklaroi mes tjerash Prof. dr. Arsim Bajrami.

Ndërsa Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Mr.sc. Pishtar Luftiu, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, u shpreh se, Adem Demaçi është dhe mbetet personaliteti më emblematik i popullit shqiptar, i cili ka qenë çdoherë i pathyeshëm dhe i pakompromis në kërkim të lirisë. “Ai me veprimet e tij është bërë frymëzues për historinë më të re të popullit shqiptar, prandaj nderimi i z. Demaçi është një rishikim i vetvetes, të kaluarës dhe të sotmes, pasi që e kaluara dhe e sotmja nuk mund të imagjinohet pa idealet e Adem Demaçit, si në Kosovë ashtu edhe këtu në Maqedoni dhe mbarë popullin shqiptar kudo që jeton”, vlerësoi Mr. sc. Pishtar Luftiu.

Në këtë simpozium shkencor, për figurën e Adem Demaçit folën edhe historiani nga Republika e Shqipërisë, Prof. dr. Paskal Milo, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës, Prof. dr. Shezai Rrokaj, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. dr. Bajram Kosumi. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Arbër Çeliku, Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, Hydajet Hyseni, Kryetari i Shoqatës së Ish të burgosurve politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, Dekani i Fakultetit Filologjik të UT-së, Doc. dr. Fatmir Sulejmani, ish i burgosuri politik në burgun e Stara Gradishkës, Tahir Hani dhe profesori në katedrën e Historisë në Universitetin e Tetovës, Doc. dr. Zeqirja Rexhepi. Ky simpozium u organizua në vigjilje të ndarjes së Çmimit Doctor Honoris Causa që Universiteti i Tetovës më 4 Maj do t’ia ndaj veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçit.
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'
Në UT u mbajt Simpozium shkencor 'Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi'

Publikuar: 04.05.2016 | 11:13
Lexuar: 806 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime