AKR së ka dhënë disa rekomandime për zgjedhjet e problemeve aktuale në sektorin e ekonomisë, për buxhetin, privatizimin, sektorin e bujqësisë dhe të tjera çështje që lidhen me sektorin e ekonomisë në përgjithësi në Kosovë.
Nënkryetarja dhe kryesuesja e Departamentit për ekonomi në Aleancën Kosova e Re, Mimoza Kusari-Lila, tha se ajo se çfarë janë duke parë ata në ngjarjet në vazhdimësi në Kosovë, është një mungesë e përgjithshme e vizionit për zhvillim ekonomik, dhe nuk është duke u vërejtur ndonjë përmirësim i parametrave ekonomike në vend.
"Në përgjithësi e vërejmë se planet dhe projektet, të cilat kanë kaluar nga Qeveria e Kosovës, kryesisht kanë pasur të bëjnë me marrjen e një note kaluese nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë lidhur me vendimmarrjen, por që kanë si rezultat jo zbutjen ose përmirësimin e parametrave ekonomik, por ruajtja e stabilitetit politik dhe atij të sigurisë. Megjithatë atë çfarë ndjejnë dhe u thuhet liderëve dhe popullit të Kosovës nga përfaqësues të huaj që vinë në vizitë në Kosovë, e kemi rastin e fundit me ish-kryeministrin e Britanisë Toni Bler është se Kosova e ka para vetës një sfidë", ka thënë Kusari - Lila, raporton RTV21.
AKR së ka dhënë disa rekomandime për zgjedhjet e problemeve aktuale në sektorin e ekonomisë, për buxhetin, privatizimin, sektorin e bujqësisë dhe të tjera çështje që lidhen me sektorin e ekonomisë në përgjithësi në Kosovë.
"Revidimi i buxhetit në parlamentin e Kosovës ka treguar edhe një herë se kjo qeveri nuk ka prezantuar ndonjë strategji zhvillimore në buxhet, është parë dhe jemi dëshmitar të keqpërdorimit të parasë publike dhe keqpërdorimit me shpenzime publike, u vërejt edhe nga raportet e auditorit që gati se në shumicën e komunave dhe ministrive kanë treguar keqpërdorime dhe mungesë të idesë për menaxhimin e parasë publike", ka thënë Kusari - Lila.
AKR edhe një herë ka kundërshtuar mënyrën e procesit të privatizimit dhe ka kërkuar ndryshimin e formës së privatizimit.