Si një vend i vogël i Ballkanit, me një histori krenare, por komplekse, me gjasë, e vetmja gjë që u shkakton neveri shqiptarëve më tepër se anonimiteti, është klisheja e referimit ndaj tyre si kriminelë gjenetikë.
"Irish Times"
Prokurorja e parë femër e Shqipërisë ka të arritura që sistemin juridik irlandez e turpëron.
Në satirën politike Qeni shakaxhi, roli i fiksuesit politik, Robert de Niro, sugjeron një plan të fillimit të luftës me Shqipërinë, për ta shmangur kujdesin ndaj një indiskreti presidencial amerikan, mbi bazën e asaj që askush nuk di asgjë për Shqipërinë.
Si një vend i vogël i Ballkanit, me një histori krenare, por komplekse, me gjasë, e vetmja gjë që u shkakton neveri shqiptarëve më tepër se anonimiteti, është klisheja e referimit ndaj tyre si kriminelë gjenetikë.
Sipas organizatës Transparency International, Shqipëria është njëri nga vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor.
Derisa pritni takimin me prokuroren e përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama, e para femër në këtë post, ju keni një përshtypje të veçantë nga sasia e jashtëzakonshme e interesimit të mediave për të - ju duket se ju do të takoni një person, që mund ta shkatërrojë atë stereotipin negativ për shqiptarët.
Të arriturat e saj flasin vetë: dy paraardhës të saj janë akuzuar dhe larguar nga zyra për marrje të ryshfetit dhe kërkesa për marrjen e imunitetit të dy ministrave aktualë, me qëllim që të akuzohen.
Rasti i parë i imunitetit ka të bëjë me keqmenaxhimin e 120 milionë eurove të fondeve shtetërore në tenderimin e rrugës për në Kosovë. Rasti tjetër i profilit të lartë përfshin eksplodimin masiv në deponë e municionit afër kryeqytetit Tirana, me çrast u vranë fëmijët që ishin të punësuar ilegalisht aty.
Ju mund të imagjinoni se drejtësia mund të mbizotërojë në Shqipëri, por nuk ndodhi kështu për faktin se të dyja rastet e profilit të lartë minsitror janë refuzuar nga Gjykata Supreme për shkaqe procedurale.
Rasti i fundit në kuptimin e tolerancës qeveritare ndaj prokurorit të saj të përgjithshëm, ndodhi kur Ina Rama ishte përpjekur ta ftojë biznesmenin nga Bosnja, Damir Fazliq, për ta marrë në pyetje.
Pavarësisht nga reputacioni i lidhjeve me mafinë e energjisë në rajon, prokurorët nuk ishin në gjendje ta zënë atë para se ai të largohej nga Shqipëria.
Vetëm pas paraqitjes së pamjeve në televizion, në të cilat shefi i policisë ishte filmuar duke e përcjellë zotin Fazliq në aeroplan, Ministria e Brendshme e pranoi se e kishte dërguar policinë, me qëllim që ti parandalojë prokurorët për ta marrë në pyetje Fazliqin.
Po çfarë arsyetimi ishte dhënë nga ministri për pengimin e kërkesës së kryeprokurores për marrje në pyetje? Është thënë se kërkesa ishte jokushtetuese, sepse ishte bërë me telefon.
Në debaklin tjetër, opozita ka akuzuar anëtarët e afërt të familjes së kryeminsitrit Sali Berisha dhe ish-minsitrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për lehtësimin e shitjes së një kompanie me seli në Qipro.
Kjo kompani, pronë e Damir Fazliqit, nuk kishte pasuri, por ishte shitur për 1.75 milion euro dhe kjo ka ngritur shqetësime për pastrim parash.
Të gjithë që janë të përfshirë fuqishëm i kanë hedhur poshtë keqbërjet. Kryeminsitri publikisht e ka përshkruar Fazliqin si mik të dashur.
Kryeprokurorja Ina Rama u shndërrua nga personi, për të cilin kryeministri kishte thënë se e gëzon besimin e gjithë spektrit parlamentar në njeriun se ishte mjet i opozitës.
E pyetur se si ky presion ndikon në familjen e saj, ajo tha se nëna e saj i mbledh të gjitha shkrimet në gazeta për të, por kur babai e pyet se si po ecën puna, ajo gjithmonë i thotë unë jam mirë.