Per Serbine, zbatimi i marreveshjes se energjise me Rusine varet nga shpejtesia e integrimit te Serbise me Bashkimin Europian (BE), thone ekspertet e energjise, nderkohe qe Serbia nuk ka plane per te kundervepruar ndaj krizes globale te energjise. Ekspertet e energjise, duke folur per B92, fajesuan per kete monopolet shteterore dhe marreveshjet e brendshme midis paleve.
Ata paralajmerojne se Serbia ka nevoje ne menyre urgjente te ndermarre masa, se pari te mbaje nen fre rritjen e çmimeve te energjise, dhe se dyti, te parandaloje problemet me furnizimin me energji dhe karburante.
Per te zgjidhur nevojat per energji te Serbise deri tani qeveria eshte mjaftuar me marreveshje strategjike. Jane duke u zhvilluar bisedime me Rusine. Marreveshja, qe duhet ende te ratifikohet ne kuvend eshte nje parakusht per mbylljen e nje kontrate energjie.
Milan Simurdić, nje ekspert ne sigurimin e energjise, pohon se Rusia po kushtezon zbatimin e marreveshjes me Serbine per shpejtesine e anetaresimit te Serbise ne Bashkimin Europian.
Kerkesa per energji ne Serbi po rritet me nje ritem prej 6% ne vit. Pa ndertimin e nje njesie te re prodhimi energjie, Serbia do te perballet se shpejti me kufizime.
Ne te njejten kohe, sektori i energjise eshte sujekt i pazareve midis partive, thote Sijka Pitolova, kryeredaktor i revistes Energy Observer.
Republik Srpska (RS) po nderton nje hidrocentral me shpejtesi. Nje ligj per energjine eshte pershtatur ne Serbi, por ne 4 vjet te ekzistences se tij, nuk eshte miratuar asnje akt nenligjor qe do tu mundesonte kompanive private te prodhonin energji ekologjike apo alternative.
Konsulenti i energjise Zorana Mihajlović-Milanović beson se kjo eshte rrjedhoje e fuqise se nje monopoli qe po dikton çmime te larta.
Ekspertet paralajmerojne se Serbia nuk mund ta izoloje vetveten nga tendencat ekonomike boterore, dhe se çdo levizje ne tregun nderkombetar ka ndikim ne çmimet ne Serbi. Per kete arsye, planifikimi afatgjate i energjise duhet te jete nje prioritet per çdo qeveri.