E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përndryshe, certifikata morën edhe 11 vetëqeverisje lokale nga rajoni edhe atë nga Bosnjë e Hercegovina, Republika Sërpska, Kroacia dhe Serbia.
Shkupi, Shtipi, Gazi Baba dhe Bogdanci morën certifikata për mjedis të volitshëm afarist


Qyteti i Shkupit dhe komunat Shtip, gazi Babë dhe Bogdanci kanë marrë certifikatë për mjedis të volitshëm afarist me çka radhitet midis destinacionecve më të mira investuese në Evropën Juglindore.

Certifikatat për mjedis të volitshëm afarist iu ndanë vetëqeverisjeve lokale sot në Kongresin e 4-të rajonal për mjedis miqësor afarist në EJL që mbahet në Podgoricë në organizim të Ministrisë së Financave të Malit të Zi dhe NALED (Aleanca kombëtare për zhvillim lokal ekonomik) me mbështetje të Fondit të hapur për modernizim të shërbimeve komunale.

Përndryshe, certifikata morën edhe 11 vetëqeverisje lokale nga rajoni edhe atë nga Bosnjë e Hercegovina, Republika Sërpska, Kroacia dhe Serbia. Deri më tani janë certifikuar 26 vetëqeverisje lokale të cilët japin shërbime cilësore dhe kanë mjedis të volitshëm afarist të rreth dy milionë njerëzve dhe 105 mijë ndërmarrje. Në Maqedoni certifikatë të tillë kanë marrë Velesi dhe Strumica.

Në Podgoricë në Kongresin e sotëm rajonal ndaj këtij rrjeti u përfshi edhe Mali i Zi, ndërsa pesë komunat e përzgjedhura do të fillojnë me procesin e certifikatës.

Në Rrjetin rajonal marrin pjesë 20 institucione dhe organizata nga Serbia, Kroacia, BeH, Maqedonia dhe Mali i Zi të cilët kontribuojnë për përforcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në Kongresin e sotëm të 4-t rajonal në Podgoricë e pranishme është edhe ministrja e Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Maqedonisë Shirete Elezi.

Publikuar: 09.05.2016 | 12:54
Lexuar: 1691 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime