E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Procesi i decentralizimit është një histori suksesi, me fillim dramatik, për shkak të shpejtësisë dhe kompleksitetit të reformës e cila në kontinuitet garanton tejkalimin e sfidave hap pas hapi", tha Elezi.
Ministrja Shiret Elezi në Kongres rajonal në Podgoricë


Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi mori pjesë në Kongresin rajonal që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, me temë "Mjedis i favorshëm afarist", ku u bë edhe shpallja e komunave më të mira për investime në rajon.

Para ministrave dhe përfaqësuesve të vendeve të rajonit, përfaqësuesve të Bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkësisë së biznesit, Elezi foli për procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë, për politikën e zhvillimit të barabartë rajonal dhe për Programin qeveritar për zhvillimin e komunave. Ajo falenderoi organizatat ndërkombëtare në Maqedoni dhe theksoi se sukseset e arritura deri më tani janë suksese të përbashkëta të realizuara me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe në kontinuitet.

"Procesi i decentralizimit është një histori suksesi, me fillim dramatik, për shkak të shpejtësisë dhe kompleksitetit të reformës e cila në kontinuitet garanton tejkalimin e sfidave hap pas hapi", tha Elezi.

Kjo, shtoi ajo, do të thotë zbatim të reformës në mënyrë të planifikuar dhe të programuar.

"Programi i fundit për zhvillim lokal dhe decentralizim, i miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2020 ka për qëllim që theksi prioritar të vendoset në zhvillimin e komunave. Qëllimi është që të krijohen njësi të zhvilluara të vetadministrimit lokal, të orientuara nga qëndrueshmëria ekonomike e tyre dhe të afta për zhvillimin e rajonit në të cilin veprojnë. Për këtë qëllim janë definuar prioritete të caktuara të parapara në planin e hartuar të aksionit", theksoi ministrja Elezi.

Me qëllim të tejkalimit të dispariteteve ndërmjet komunave dhe rajoneve planore, shtoi mes tjerash ministrja Elezi, qeveria zbaton politikë të zhvillimit të barabartë rajonal.

"Për këtë qëllim janë formuar tetë rajone planore ku funksionojnë po aq Qendra për zhvillim ndërsa në tri prej tyre janë krijuar rrjete për zhvillim gjithpërfshirës si model inovativ për menaxhim ndërmjet sektorit publik, të biznesit dhe sektorit qytetar. Qëllimi është që të vërtetohen prioritetet zhvillimore të rajoneve dhe komunave si dhe planifikim të projekteve dhe implementimin e tyre", theksoi Elezi.

Lidhur me çertifikimin e disa komunave nga Republika e Maqedonisë që i përmbushin kriteriumet për veprim afarist gjithpërfshirës, ministrja Elezi nënvizoi se ata kanë vizion të qartë dhe punojnë për forcimin e kapaciteteve administrative si dhe në ngritjen e nivelit të punës transparente dhe llogaridhënëse.

Në Kongres morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkësisë së njjësive për vetëqeverisje lokale (BNJVL) ndërsa çertifikata iu ndanë komunave më të mira, mes të cilëve janë edhe komunat: Shtip, Bogdanci, Gazi Babë dhe Qyteti i Shkupit.

Në fund të paraqitjes, ministrja Shiret Elezi falenderoi organizatat ndërkombëtare, parasegjithash Shoqatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë, Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe UNDP-në për përkrahjen që ia ofrojnë Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Republikës së Maqedonisë për forcimin e kapaciteteve dhe krijimin e kushteve për implementimin e politikave për zhvillim lokal dhe regjional.

Publikuar: 09.05.2016 | 18:26
Lexuar: 1855 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime