Natyrisht, vendet e caktuara të punës, nuk kanë dress code strikt, por me rrobat e tuaj ju do të leni përshtypje të caktuar. Ndërsa verës shumë lehtë biem në grackë, veshur në mënyrë jo serioze dhe e pa përshtatshme shkruajnë mediet e huaja.
Vera, fustane të shkurta, fustane me shumë ngjyra, sandale dhe rroba të tejdukshme. Vera është aq e relaksuar kur është moda në pyetje. Por, kjo nuk ka të bëjë me styling-un tuaj për punë. Por, çka kurrsesi nuk guxoni ta vishni në punë gjatë muajve të verës, sa do që nxehtë të jetë jashtë. Natyrisht, vendet e caktuara të punës, nuk kanë dress code strikt, por me rrobat e tuaj ju do të leni përshtypje të caktuar. Ndërsa verës shumë lehtë biem në grackë, veshur në mënyrë jo serioze dhe e pa përshtatshme shkruajnë mediet e huaja.
Rrobat
Në punë mos shkoni me maica pa mëngë. Eventualisht mund ta vishni maica ta zakonshme, me mëngë, por harroni në ato me britella të holla.
Janë të ndaluara maicat dhe rrobat tjera që e zbulojë shpinën. Harroni maicat me mbishkrime qesharake, ironike dhe seksi. Ndoshta kjo për ju është qesharake dhe simpatike, por shefit
tuaj me siguri që nuk do ti duket kështu, nuk do ti pëlqejë.
Ngjyra e bardhë është ngjyra e verës, por keni kujdes që rrobat, pantallonat, fustanet të cilat i vishni në punë mos të jenë të tejdukshme.
Është aq nxehtë sa më me kënaqësi do të vishnit, pantollona të shkurta, fustane të shkurtër apo minifund. Sa do që tingëllon joshëse, në zyre mos vishni asgjë që është nën gju. Edhe në qoftë se në vete keni të veshura çorapet.
Këpucët
Kur janë këpucët në pyetje, nuk ekzistojnë rregulla të rrepta, që tregojnë se çka guxoni dhe, çka nuk guxoni të mbathni. Por, gjithsesi nuk guxoni që të mbathni këpucë japoneze apo sandalet të ndryshme të plazhit.
Detajet e modës
Syzet e diellit vendosni në torbën e caktuar për to. Mos i harroni në kokë. Shamitë janë mjaft të popullarizuara, sidomos verës. Këtë sezon ato veçanërisht janë të kërkuara për vënie në flakë. Por, kujdes mos e teproni me vënien e zbukurime të shumta në kokë.