E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i këtij projektit është të rrisë interesimin dhe diturinë e të rinjve për çështjet dhe temat lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe të promovojë diskutimin dhe debatin si mënyrë demokratike për kapërcimin e dallimeve në të menduar.
Në UT u shënua 9 Maji - Dita e Europës

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës, Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane organizoi ciklin garues të debateve "Yjet e BE-së", në suaza të projektit "Të rinjtë për BE".

Qëllimi i këtij projektit është të rrisë interesimin dhe diturinë e të rinjve për çështjet dhe temat lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe të promovojë diskutimin dhe debatin si mënyrë demokratike për kapërcimin e dallimeve në të menduar. Ky cikël debatesh është organizuar edhe në universitete tjera, kurse sot u realizua me studentët e Universitetit të Tetovës, ku ata diskutuan për barazinë gjinore. Me këtë rast, studentët: Gent Beqiri, Blinera Rexhepi, Elmira Islami, Berat Aliu, Valbona Rakipi dhe Arbëreta Shabani, në prezencë të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropian, Arbër Ademi, prorektorit për Arsim i UT-së, Prof. dr. Reshat Qahili, zëvendësministrit të Mbrojtjes, Doc. dr. Bekim Maksuti, si dhe profesorëve dhe studentëve të UT-së, shprehën qëndrimet e tyre mbi barazinë gjinore në vendin tonë.

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. dr. Ferat Polisi deklaroi se integrimi evropian është një proces i cili duhet merituar dhe duhet parë si shpëtimin tonë, nga se nuk mund të ketë Evropë pa shoqëri europiane dhe pa qytetarë europianë. “Ky manifestim po organizohet qe disa vjet nëpër universitetet e vendit dhe fakti që studentët e përbëjnë pjesën më të madhe të auditorit është kënaqësia më e madhe, sepse ne bëjmë përpjekje që brezat e rinj të komunitetit akademik, gjithnjë të jenë të orientuar për një Europë të bazuar mbi vlera dhe shpresa të përbashkëta, për një kontinent të bashkuar për diversitete, për vlera të përbashkëta ku do të mbisundojë paqja dhe pajtimi, dinjiteti i qytetarit, si dhe vlerat njerëzore”, u shpreh Prof. dr. Ferat Polisi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Dr. sc. Arbër Ademi vlerësoi se mënyra më e mirë për studentët që të mund t’i shprehin qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme, të cilat i tangojnë jetës së tyre, padyshim se janë debatet publike. “Debati është një aftësi e rëndësishme, ia shton vlerën jetës akademike, por edhe shoqërore të të rinjve. Ju ndihmon të artikuloni mendimet tuaja në mënyrë të qartë dhe efektive. Përmes debatit, jo vetëm që bëheni të shkathtë në shprehjen e mendimeve tuaja, por edhe rriteni si person, ju mundëson të keni qëndrime për çështjet relevante sociale dhe ju inkurajon të komunikoni me njerëz. Debati ju inkurajon të mendoni më qartë dhe ju shtyn të mendoni shumë shpejtë për një periudhë shumë të shkurtër”, tha Dr. sc. Arbër Ademi.

Në këtë debat, po ashtu u tha se në Maqedoni ende nuk ka barazi gjinore dhe se duhet punuar më shumë në këtë drejtim, me qëllim që t’i kushtohet më shumë rëndësi avancimit të gjinisë femërore dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet barazia e plotë gjinore.
Zyra për informim
Në UT u shënua 9 Maji - Dita e Europës
Në UT u shënua 9 Maji - Dita e Europës
Në UT u shënua 9 Maji - Dita e Europës

Publikuar: 10.05.2016 | 10:43
Lexuar: 768 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime