E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse vendosni të mbani dietë bëni mirë të ndiqni lloje të tilla dietash si ajo e kosit, e supës apo e ushqimeve të gjalla. Janë më të mira në krahasim me llojet e tjera drastike të reduktimit të ushqimeve Si të hamë në mënyrë të shëndetshme dhe të mbajmë trupin në formë.
Stina e nxehtė dhe ushqimet





"Jetojmë në një shoqëri ku mbizotërojnë të gjitha llojet e ushqimeve nga njëra anë dhe kulti i veshjeve me masën 40 nga ana tjetër. Ekziston tundimi për të provuar çdolloj kënaqësie ushqimore dhe detyrimi për të treguar një imazh që na kënaq, sikur trupi tregon gjithçka për ne", thotë drejtoresha e qendrës për dietat dhe ushqyerjen në poliklinikën “Gemelli” në Romë. "Për t‘i bërë dietat të funksionojnë, duhet përshkruar një program që parashikon aktivitetin fizik dhe një mënyrë të ushqyeri që të zvogëlojë hyrjet dhe të rrisë konsumin për të sjellë ekuilibrin metabolik. Pa lënë pas dore aspektin psikologjik, që do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për domethënien e ushqimit, për të mos e përdorur si antidot të ankthit, mërzitjes dhe stresit".

Për këtë, ndihma nuk mungon: që nga propozimet e shoqeve për të ndjekur dietën magjike e deri tek ofertat e ndryshme në internet, ku përfshihen lloj-lloj manualesh apo librash. Pastaj, me dhjetëra pilula, çajra, apo këshilla për të eliminuar ushqime të ndryshme. "Janë mashtrime. Nëse t’i vendos të heqësh dorë nga buka, apo nga brumërat në përgjithësi dhe nëse kjo sjell rënien nga pesha, nuk do të thotë se je dobësuar, sepse ke hequr dorë nga këta përbërës, por sepse organizmit i mungojnë disa elementë të rëndësishëm", saktëson doktoresha. Rezultati i viteve të tëra dietë është dobësimi i metabolizmit.

Me pak fjalë, një dietë hipokalorike me 1200 kalori të bën të dobësohesh menjëherë, por nëse vendos të hash si më parë, 1600-1800 kalori, organizmi që ishte përshtatur për të ngrënë pak ushqim i akumulon kaloritë e tepërta në formën e dhjamit. Ajo që e certifikon vështirësinë për të rënë nga pesha është edhe një model matematikor i zbuluar nga "Massachutes General Hospital". Dihej që më parë se pesha trupore tenton të qëndrojë e pandryshueshme, pavarësisht dietave, sepse metabolizmi u reziston ndryshimeve. Tani, duke analizuar sinjalet neuro-endokrine të kontrolluara nga leptina, autorët e studimit kanë parë se kur nivelet janë të larta, organizmi nuk arrin të djegë energjitë dhe të dobësohet.

Vetëm nëse hormoni zbret nën një kufi të caktuar, trupi arrin dhe mban në rrjedhën e kohës humbjen e peshës. "Trupi nuk i duron dietat, përshtatet për pak dhe pastaj vendos në veprim sindromin e mungesës së ushqimit, që çon në fitimin e peshës së humbur", shton Rafaele Ruaço, përgjegjës i departamentit për problemet me ushqimin në spitalin e Peruxhias. "Duhet ndryshuar krejtësisht mënyra e të menduarit, sepse ekziston një lidhje e fortë mes trupit dhe mendjes dhe shpesh është administrimi i keq i emocioneve ai që përcakton dështimin e dietave".

Rosi propozon të braktiset teoria e llogaritjes së kalorive në favor të metodës molekulare, e cila merr në konsideratë molekulat ushqyese që përmbajnë ushqimet dhe ato të absorbuara nga organizmi. "E vetmja që funksionon është ajo e cila mund të mbahet në rrjedhën e kohës: duhet të jetë e përshtatshme dhe e studiuar sipas personave", tregon një prej kërkuesve në Universitetin e Miçiganit. "I rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Të lëvizësh, forcon metabolizmin dhe rrit masën muskulore". Një stil jetese aktiv me të paktën 20-30 minuta ecje në ditë është një nga faktorët për të mbajtur një raport të mirë me peshoren.

"Por jo vetëm kaq. Një dietë e mirë është edhe ajo ku njeriu shijon të gjitha emocionet që vijnë nga ushqimi", rekomandojnë dietologët. Sipas tyre, nuk duhet të jemi të fiksuar te tabelat dhe numrat, por të shijojmë ushqimet hipokalorike, pa humbur alegrinë. Sepse, shpesh sforcimit për t‘u dobësuar i shtohet edhe ai i ndryshimit të zakoneve. Është shumë mirë nëse evitohen dietat vetëm me një ushqim, ose me bazë produktesh ekzotike dhe të kushtueshme. "Të ndryshosh zakonet ushqimore që ke ndjekur për vite me radhë, nuk është e lehtë. Për të pasur sukses, duhet të fusësh doza të reja dhe ushqime të reja, por në mënyrë graduale dhe pa sforcim", përfundon një specialist në shkencat e ushqyerjes. (shqip)

Publikuar: 12.07.2010 | 15:04
Lexuar: 751 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime