E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë aktivitet në SHBA, mori pjesë edhe kryesuesi i delegacionit nga Maqedonia, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, kryetari i BFI-së, h.Sulejman ef.Rexhepi, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj.Berta Romano, etj.
Izet Mexhiti, takim me kongresistin Aderholt në Uashington



Gjatë qëndrimit të tij në Uashington DC, kryetari i Komunës Çair të Shkupit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, ka vizituar Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kongresin Amerikan. Me këtë rast zhvilloi takime të rëndësishme edhe me autoritetet amerikane, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, rajon dhe botë.

Një takim të përzemërt kishte me përfaqësuesin e kongresistëve republikanë, Robert Aderholt, të cilin e falënderoi për angazhimin korrekt dhe permanent të SHBA-ve në drejtim të zgjidhjes së problemeve të çështjes shqiptare në Ballkan. Në shenjë mirënjohjeje, kryetari Mexhiti, kongresistit Aderholt, i dhuroi një plaketë me simbolin e paqes dhe humanizmit botëror, me figurën e shkupjanes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.

Ndryshe, kryetari Mexhiti në Uashingron hapi ekspozitën me temë “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, dëshmon historitë rreth shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë aktivitet në SHBA, mori pjesë edhe kryesuesi i delegacionit nga Maqedonia, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, kryetari i BFI-së, h.Sulejman ef.Rexhepi, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj.Berta Romano, etj.
Mexhiti, takim me kongresistin Aderholt në Uashington

Publikuar: 10.05.2016 | 12:08
Lexuar: 833 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime