E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vitin e kaluar, siç theksoi Stojanov, përmes programit për mirëmbajtje investuese e NP "Rrugët e Maqedonisë" u bë rruga Tetovë-Pirok-Gostivar që gjendet në anën tjetër të autostradës që i lidh këto dy qytete.
Rindërtimi i rrugës Tetovë-Bërvenicë-Gostivar do të përfundojë për tre muaj


Për rikonstruimin e rrugës rajonale Tetovë-Bërvenicë-Çegran, në gjatësi prej rreth 16 kilometrave, janë investuar 1,8 milionë euro.

Rindërtimi i plotë i rrugës duhet të përfundojë për dy deri më tre muaj, informojnë nga vizita e sotme e punëve ndërtimore ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Aleksandar Stojanov.

"Deri tani ka përfunduar vendosja e shtresës së parë të asfaltit, diku është vendosur edhe shtresa e dytë, kështu që shpresojë se gjatë dy deri tre muajve të ardhshme të përfundojë rikonstruksioni i plotë i këtij aksi rrugor", deklaroi ministri Misajlovski.

Vitin e kaluar, siç theksoi Stojanov, përmes programit për mirëmbajtje investuese e NP "Rrugët e Maqedonisë" u bë rruga Tetovë-Pirok-Gostivar që gjendet në anën tjetër të autostradës që i lidh këto dy qytete.

"Aksi rrugor mes Bërvenicë-Çegran deri në Gostivar ka një gjatësi prej 16,7 kilometrave dhe ka dy shtresa të asfaltit dhe gjerësi të korsisë prej rreth 5 metrave. Për ta arritur këtë janë zgjeruar dy ura si dhe rreth 3 kilometra nga aksi me çka do të mundësohet kalimi më i shpejt dhe më i sigurt në këtë aks rrugor. Në këtë rajon deri më tani janë bërë edhe 5 rrugë lokale me një gjatësi prej 6 kilometrave dhe me vlerë prej 27 milionë denarëve", tha Stojanov.

Aktivitetet për rikonstruksionin e rrugës Tetovë-Bërvenicë-Çegran-Gostivar filluan vitin e kaluar.

Publikuar: 10.05.2016 | 15:16
Lexuar: 916 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime