E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ideja për realizimin e këtij projekti ka filluar në përfundim të semestrit dimëror dhe deri në kompletimin e tij është punuar plot pesë muaj.
Studentët e UT-së në hap me zhvillimet teknologjike

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e ofertës akademike të Universitetit të Tetovës, për vitin akademik 2016/17, studentët e Programit studimor të Mekatronikës të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të UT-së prezantuan PRINTERIN 3D.

Ideja për realizimin e këtij projekti ka filluar në përfundim të semestrit dimëror dhe deri në kompletimin e tij është punuar plot pesë muaj.

Realizuesi i këtij projekti, studenti i vitit të tretë të Programit studimor të Mekatronikës, Irfan Abdi tha se duke u nisur nga fakti se në shumë vende të botës PRINTERI 3D është bërë një trend i kohës, edhe ne studentët e Mekatronikës të Universitetit të Tetovës vendosëm që të krijojmë një të tillë.

“Printeri 3D ka një konstruksion prej druri, i përbërë nga disa boshte metalike, brenda tij ka të instaluar një LCD display, me anë të së cilit jepen koordinatat për të lëvizur në tre akse X, Y, Z. Lëvizjet e akseve bëhen nga steper motorët. E gjithë kjo kontrollohet me anë të një mikroprocesori. Pjesë programuese PRINTERI 3D ka mekanikën, elektronikën dhe informatikën, apo gjuhën programuese.

Duke u nisur nga fakti se te pajisjet më të vogla mund të gjejmë materiale polimerike, pikërisht nga kjo edhe lindi ideja që të krijojmë PRINTERIN 3D”, tha realizuesi i projektit, studenti Irfan Abdi.

Ndërsa studenti Artan Merko tha se qëllimi kryesor për krijimin e PRINTERIT 3D ka qenë që këtë projekt ne ta promovojmë para maturantëve, respektivisht studentëve të ardhshëm.

“Me anë të këtij projekti, ne studentët e Mekatronikës dëshironim që nxënësve të shkollave të mesme, të cilët kanë dilema në zgjedhjen e profesionit të tyre, t’u jepet më shumë mundësi që përmes punës sonë ta kenë më të lehtë për ta kuptuar se edhe drejtimet profesionale, apo konkretisht Mekatronika, si program studimor në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara është një program me shumë cilësi.

Me këtë, ne patëm rastin që PRINTERIN 3D ta prezantojmë para maturantëve, profesorëve dhe studentëve edhe me 28 prill, kur u mbajt "Dita e Hapur”, që ishte aktiviteti qendror promovues i ofertës akademike të UT-së, ku ne aty shtypëm disa emblema me logon e universitetit tonë”, tha studenti Artan Merko.

PRINTERI 3D përdoret për emblema të ndryshme, kryesisht për prodhimin e detaleve të ndryshme polimerike. Përveç këtij projekti, studentët e Programit studimor të Mekatronikës kanë realizuar edhe projektin “WATER FILLING”, si dhe shumë projekte të tjera elektronike.
Studentët e UT-së në hap me zhvillimet teknologjike
Studentët e UT-së në hap me zhvillimet teknologjike

Publikuar: 10.05.2016 | 15:46
Lexuar: 801 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime