E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Punimet e kësaj konference filluan me fjalën përshëndetëse të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, fjalimet e ministrit të jashtëm të Turqisë Mevlut Çavushoglu
Mexhiti në konferencën 'Strong Cities Network Global Summit'









Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëkohesisht nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti, sot dhe nesër do të merr pjesë në Konferencën "Strong Cities Network Global Summit", që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Punimet e kësaj konference filluan me fjalën përshëndetëse të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, fjalimet e ministrit të jashtëm të Turqisë Mevlut Çavushoglu, kryetarit të Stambollit dhe njëkohësisht kryetarit të Qyteteve të bashkuara Kadir Topbash dhe fjalimin e nikoqirit Menderes Tyrel, kryetar i qytetit Antalija.

Në këtë ngjarje të përmasave globale marrin pjesë mbi 100 kryetarë qytetesh dhe komunash nga e gjithë bota, për të diskutuar rreth rolit të qyteteve dhe komunave në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm.
Ndryshe, Strong Cities Network udhëhiqet nga Institute for Strategic Dialogue (ISD).
Mexhiti në konferencën 'Strong Cities Network Global Summit'
Mexhiti në konferencën 'Strong Cities Network Global Summit'
Mexhiti në konferencën 'Strong Cities Network Global Summit'

Publikuar: 11.05.2016 | 17:16
Lexuar: 959 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime