E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kaliopi do të prezantohet me këngën "Dona", me numrin rendor tetë, të cilën e ka kompozuar Romeo Gril.
Kaliopi dhe Eneda do t'i prezantojnë sonte në


Pop diva Kaliopi sonte do ta prezantojë Maqedoninë në natën e dytë gjysmëfinale në edicionin e 61-të për "Këngën e Eurovizionit" që po mbahet në "Gloub arena" në Stokholm.

Kaliopi do të prezantohet me këngën "Dona", me numrin rendor tetë, të cilën e ka kompozuar Romeo Gril.

Ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Eneda Tarifa do të performojë sot, në natën e dytë të këtij festivali këngën e saj "Përrallë".

Tarifa me këngën "Përrallë", me kompozim të Olsi Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, u shpall fituese e Festivalit të 54-ët të Radio Televizionit Shqiptar.

Finalje do të mbahet të shtunën, ndërsa krahas "pesëshes së madhe" do të prezantohen edhe 20 përfaqësuesit më të mirë nga dy mbrëmjet gjysmëfinale. Nga mbrëmja e parë gjysmëfinale u klasifikuan në finale përfaqësuesit e Azerbajxhanit, Rusisë, Holandës, Hungarisë, Kroacisë, Austrisë, Armenisë, Çekisë, Qipros dhe Maltës.

Kjo është hera e tretë që Suedia është organizatore e garës më të madhe muzikore në Evropë.

Publikuar: 12.05.2016 | 12:56
Lexuar: 580 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime