E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshimet fillestare do të bëhen në aplikacionin e përdorur nëpër telefonat inteligjentë me sistem Android dhe iOS
Youtube do të bëhet me chat










Youtube është rrjeti social lider në ruajtjen dhe shpërndarjen e videove, por kur vjen puna për bisedat, është shumë herë më e ngurtë se Facebook apo rrjete të tjera të mëdha.

Por kjo jo edhe për shumë kohë. Sipas asaj që raportohet nëpër forume të ndryshme teknologjike, Youtube është duke punuar për të krijuar mundësinë për të gjithë përdoruesit e vet që të komunikojnë përmes bisedave private tek për tek ose në grup.

Ndryshimet fillestare do të bëhen në aplikacionin e përdorur nëpër telefonat inteligjentë me sistem Android dhe iOS dhe në bazë të suksesit që do të ketë këtu, do të aplikohet edhe për t’u hapur përmes shfletuesit në kompjuter.

Kjo është përpjekja e radhës e Google për të rivalizuar me konkurrentët e drejtpërdrejtë në fushën e rrjeteve sociale, sidomos me Facebook. Disa vite më parë, kompania prezantoi Google Plus, e konceptuar si një platformë sociale, por që nuk arriti të bëjë për vete përdoruesit.

Publikuar: 13.05.2016 | 15:51
Lexuar: 2218 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime