E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një përfaqësues i kompanisë deklaroi se është "bërë progres" në përpjekjet më të reja të vendoset mbyllës dhe të rregullohet e gjithë dituata me derdhjen e naftës, që përgjtihmonë pritet të sanohet deri nga mesi i muajit të ardhshëm.
Rritje e vlerės sė aksioneve tė kompanisė sė naftė BP








Vlera e aksioneve të kompanisë së naftës BP u rritën sot në mëngjes në bursën e Londrës për 5,5 për qind dhe tani një aksion vlen 384,7 pikë, pasi u kumtua se gjatë disa ditëve të ardhshme do të mund të pranohet e gjithë nafta që derdhet nga plaftorma vështirë e dëmtuar për naftë në Gjirin Meksikan, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Një përfaqësues i kompanisë deklaroi se është "bërë progres" në përpjekjet më të reja të vendoset mbyllës dhe të rregullohet e gjithë dituata me derdhjen e naftës, që përgjtihmonë pritet të sanohet deri nga mesi i muajit të ardhshëm.

Aksionet e BP-së përjetuan rënie të rëndë dhe vlera e tyre ishte pothuajse e përgjysmuar pas shpërthimit dhe havarisë në një platformë për nxjerrje të naftës nga thellësia e detit përkundër bregut jugor amerikan, ndërsa posaçërisht pas disa kritikave të ashpra të shqiptuara publikisht të presidentit të SHBA-së Barak Obama, për llogari të punës dhe sjelljes së kompanisë së naftës dhe menaxhmentit të saj.

Kritikat nga Shtëpia e Bardhë që i pranuan edhe mediat amerikane shkaktuan reagim të ashpër në Londrën zyrtare, duke i akuzuar autoritetet amerikane se fushata kundër BP-së rrezikon të shkaktojë kolaps të kësaj kompanie të madhe multinacionale dhe shkatërrim të fondit të saj pensionale, që drejtëpërdrejtë do të godiste shumë familje britanike.

Shtëpia e Bardhë pranoi lëshim të ashpërsisë së retorikës, pas bisedës telefonike midis presidentit Obama dhe kryeministrit britanik ejvid Miliband, të cilët në takimin që e kishin në Toronto në Samitin g-20, u dakorduan se nuk guxon të lejohet shkatërrim i kompanisë.

BP deri tani ka shpenzuar 2,3 miliardë funta (rreth 3,5 miliardë dollarë) për rregullim të pasojave dhe havaria, ndërsa është formuar edhe fond prej 20 miliardë dollarë për operacionin e pastrimit të ndotjes së bregdetit amerikan nga nafta e derdhur në det.

Qeveria amerikane e shpalli havarinë e plaftormës së BP-së për katastrofën më të madhe ekologjike në historinë e SHBA-së.

Publikuar: 12.07.2010 | 19:27
Lexuar: 443 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime