E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konsumi i rregullt i çokollatës së zezë nuk ka efektin e njëjtë, sikur marrja e ilaçeve, shkencëtarët theksojnë se nuk ekziston asnjë efekt negativ.
Dobi të shumta nga çokollata e zezë
Sipas rezultateve, konsumi ditor prej 100 gr në ditë në 10.000 prej rasteve të sëmundjes së zemrës, ka parandaluar 85 për qind të sulmeve në zemër

Adhuruesit e çokollatës së zezë, të cilët për një kohë të gjatë e konsumojnë, do t’i mbrojë prej shtypjes së lartë të gjakut dhe e zvogëlon rrezikun nga prekja e diabetit. Tash shkencëtarët theksojnë se çokollata e zezë mund t’i ndihmojë edhe ata që tashmë rrezikojnë të pësojnë sulm në zemër.

Konsumi i rregullt i çokollatës së zezë nuk ka efektin e njëjtë, sikur marrja e ilaçeve, shkencëtarët theksojnë se nuk ekziston asnjë efekt negativ.

Ekipi i shkencëtarëve nga disa universitete të Melburnit në Australi e kanë shfrytëzuar modelin matematikor për modelin e vëzhgimit të konsumimit të përditshëm të çokollatës së zezë, në periudhën prej dhjetë viteve tek 2013 persona me rrezik të lartë në sëmundjet e zemrës.

Të gjithë ata që vuanin nga sindroma metabolike, probleme të përziera me shtypjen e gjakut, mbipesha, niveli i lartë i kolesterolit në gjak, por asnjë prej tyre nuk kishte vuajtur nga sëmundjet e zemrës, shkruan sot gazeta 'Zeri'.

Sipas rezultateve, konsumi ditor prej 100 gr në ditë në 10.000 prej rasteve të sëmundjes së zemrës, ka parandaluar 85 për qind të sulmeve në zemër, prej të cilave 15% me mundësi vdekjeje. Prandaj ekspertët mjekësorë sugjerojnë që të konsumohet në mënyrë të rregullt çokollata e zezë, por në dozë të rekomanduar, pra që mos të teprohet me ngrënie./ZËRI

Publikuar: 15.05.2016 | 19:45
Lexuar: 494 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime