E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në diskutimet e pjesëmarrësve në Konferencë mbizotëroi mendimi se Kadare i ka dhuruar vendit një rilindje dhe atdhe të dytë, siç thanë studiuesit dhe se vepra e Kadaresë ndihmoi për të njohur Shqipërinë, sikurse thanë përkthyesit.
Profesorë të UT-së pjesëmarrës në dekorimin e Kadaresë dhe në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë”

Dekani i Fakultetit të Filologjisë të UT-së Doc. Dr. Fatmir Sulejmani dhe profesori Doc. Dr. Salajdin Salihi morën pjesë në ceremoninë e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare, me dekoratën “Flamuri Kombëtar”, nga presidenti i shtetit shqiptar Bujar Nishani, si dhe në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë”, që u organizua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Universitetin “Eqrem Çabej”.

Konferenca u mbajt në Tiranë dhe Gjirokastër, më 13 dhe 14 maj, ku ishte i pranishëm edhe shkrimtari Ismail Kadare.

Dekorimi i Kadaresë dhe Konferenca shkencore ndërkombëtare u organizuan për nder të 80 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë.
Në këtë Konferencë morën pjesë disa nga studiuesit dhe përkthyesit më të njohur të veprës së shkrimtarit shqiptar, gjegjësisht: Eric Faye, Peter Morgan, Giuseppina Turano, Marius Dobresku, Joachim Röhm, John Hodgson, Dorota Horodyska, Ruslana Bejleri, Muzafer Korkuti, Shaban Sinani, Floresha Dado, Ardian Ndreca, Bashkim Kuçuku, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandala, Francesko Altimari, Mehmet Kraja, Eqrem Basha, Persida Asllani etj.

Në diskutimet e pjesëmarrësve në Konferencë mbizotëroi mendimi se Kadare i ka dhuruar vendit një rilindje dhe atdhe të dytë, siç thanë studiuesit dhe se vepra e Kadaresë ndihmoi për të njohur Shqipërinë, sikurse thanë përkthyesit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për kulturën shqiptare u bë edhe përurimi i shtëpisë muze në Gjirokastër, ku edhe u zhvilluan diskutime për veprën e shkrimtarit nga përkthyesit dhe studiuesit më të njohur të universit kadarean.
Profesorë të UT-së pjesëmarrës në dekorimin e Kadaresë dhe në Konferencën shkencore ndërkombëtare 'Shekulli i Kadaresë'

Publikuar: 17.05.2016 | 10:25
Lexuar: 636 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime