E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Miratimi i tyre do t’u mundësonte studentëve njohje të plotë për veçoritë e metodologjisë së punës edukative, e ndikuar nga situatat specifike të edukimit”, u shpreh recensuesja, Doc.dr. Svetllana Grnçarovska.
Në UT u promovuan tri vepra të autores Doc.dr. Rabije Murati
Në Universitetin e Tetovës, sot u bë promovimi i veprave ,,Demokratizimi i institucioneve edukative-arsimore në Republikën e Maqedonisë”, ,,Metodika e punës edukative” dhe ,,Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë”, të autores Doc.dr. Rabije Murati, ligjëruese në Fakultetin Filozofik të UT-së. Në promovimin e këtyre veprave të pranishëm ishin Rektori i UT-së, Prof.dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim, Prof.dr. Reshat Qahili, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.dr. Arbër Çeliku, Prorektori për Financa, Prof.dr. Alifeta Selimi, senatorë, dekanë, profesorë, studentë, miq dhe familjarë të autores.

Redaktori i veprave, Rami Kamberi tha se mes redakturash që deri tash i ka bërë ai, është hera e parë që një autor trajton konceptin për institucionin shkollë. ,,Në këto vepra dua të them se gjatë gjithë përvojës sime si redaktor, për herë të parë vërej një autor që trajton konceptin mbi institucionin shkollë, dhe jo vetëm këtë, por edhe procesin edukativ-arsimor për të cilin ka nevojë shoqëria jonë”, tha redaktori i librave, Rami Kamberi.

Recensuesja e librit ,,Metodika e punës edukative”, Doc.dr. Svetllana Grnçarovska u shpreh se, në këtë vepër autorja merret me specifikat e procesit edukativ, duke i trajtuar të gjithë faktorët që ndikojnë në realizimin cilësor të saj. Koncepti përmbajtjesor i punimit, i përmbledhur brenda 19 kapitujve, të sistematizuar në gjashtë pjesë, paraqet një analizë shumë të veçantë teorike dhe praktike të situatës aktuale në sferën e edukimit.

Miratimi i tyre do t’u mundësonte studentëve njohje të plotë për veçoritë e metodologjisë së punës edukative, e ndikuar nga situatat specifike të edukimit”, u shpreh recensuesja, Doc.dr. Svetllana Grnçarovska.

Për librin ,,Demokratizimi i institucioneve edukative - arsimore në Republikën e Maqedonisë” folën recensentët e këtij libri, Prof.dr. Myqereme Rusi dhe Prof. dr. Xheladin Murati. Profesoresha Myqereme Rusi vlerësoi se ky libër paraqet njohuri se demokracia si formacion shoqëror në vete mbart një sërë ndryshimesh në jetën shoqërore, e nga kjo edhe në sferën e arsimit. ,,Çdo ndryshim që ndodh në shoqëri në përgjithësi patjetër që determinon ndryshime edhe në arsim, si kategori e përhershme shoqërore. Prandaj, arsimi çdoherë duhet të jetë në hap me ndryshimet shoqërore, bazuar në atë se në shoqëritë demokratike duhet të ketë edhe arsim demokratik”, tha recensuesja Prof.dr. Myqereme Rusi.

Recensenti tjetër i librit ,,Demokratizimi i sistemit edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë”, Prof.dr. Fadbi Osmani vlerësoi se ky libër paraqet një punë serioze shkencore që aktualizon shumë çështje, si për nga karakteri teorik, ashtu edhe nga ai praktik, të cilat ndërlidhen me demokratizimin e arsimit, si një nga çështjet e rëndësishme dhe indikator i zhvillimit të shoqërisë. “Ky libër tregon se demokratizimi i arsimit nuk është ndonjë kërkesë e re dhe e panjohur, si tek ne ashtu edhe në vendet e zhvilluara, por çështja është se sa parimet demokratike janë të pranishme në ndërtimin e politikave arsimore dhe reformave në sistemin edukativ dhe arsimor”, u shpreh Prof.dr. Fadbi Osmani.

Autorja e librave që u promovuan sot, Doc.dr. Rabije Murati tha se arsyeja për të cilën janë bërë këto hulumtime në këtë sferë është ballafaqimi i përditshëm me probleme të ndryshme, ose keqkuptime që ndodhin në institucionet tona vendore, përfshirë edhe ato edukative - arsimore. ,,Arsimi, edukata dhe kultura janë themelet fundamentale për zhvillimin e shoqërisë. Arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të një kombi, por edhe e një bote të civilizuar.

Dizajnimi i sistemit të ri ekonomik dhe politik supozon ndryshime radikale edhe në sistemin edukativ-arsimor. Me demokratizimin e shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë të pashmangshme paraqitet nevoja edhe për demokratizim të arsimit, sepse çdo ndryshim në shoqëri mbart me vete ndryshime edhe në sferën e arsimit. Demokratizimi i shoqërisë kërkon edhe demokratizim të shkollës, e me këtë pa dyshim se e thekson modelin e arsimit të orientuar kah individi”, potencoi autorja e veprave, Doc.dr. Rabije Murati.

Po ashtu, në këtë promovim u tha se këto vepra kanë vlera dhe peshë të rëndësishme shkencore, jo vetëm për shkak të qasjes serioze të hulumtimeve, por edhe për shkak të zgjedhjes së objektit të hulumtimit me të cilin kështu arritur në njohuri të rëndësishme që mund të zbatohen në praktikë, ngase praktika e demokratizimit në shkolla, si dhe në përgjithësi në institucionet edukative-arsimore është baza për zhvillimin e marrëdhënieve demokratike në shoqëri.
Në UT u promovuan tri vepra të autores Doc.dr. Rabije Murati
Në UT u promovuan tri vepra të autores Doc.dr. Rabije Murati
Në UT u promovuan tri vepra të autores Doc.dr. Rabije Murati
Në UT u promovuan tri vepra të autores Doc.dr. Rabije Murati

Publikuar: 17.05.2016 | 10:40
Lexuar: 1738 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime