E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për fazën e parë të vitit 2016, furnizimi është kryer dhe janë siguruar gjithsej 40 kontejnerë, ndërkaq, po aq pritet të sigurohen deri në mbarim të vitit.
Sigurohen edhe dyzet kontejnerë të ri në qytetin e Gostivarit, deri në fund të vitit do të blihen edhe dyzet të tjera


Brenda periudhës kohore nga viti 2015 dhe deri në fund të vitit 2016, në qytetin e Gostivarit pritet të vendosen gjithsej 160 kontejnerë të ri për mbeturinat urbane.

Gjatë vitit 2015, Ndërmarrja Publike “Komunalec”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit siguruan dhe vendos kontejnerë të ri në pjesën qendrore të Gostivarit, në afërsi
të banesat kolektive.

Për fazën e parë të vitit 2016, furnizimi është kryer dhe janë siguruar gjithsej 40 kontejnerë, ndërkaq, po aq pritet të sigurohen deri në mbarim të vitit.

Kontejnerët e ri u promovuan sot në lagjen “Maleardi”, tek kompleksi i banesave kolektive. Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta ftoi qytetarët të tregojnë kujdes në hedhjen e mbetjeve urbane, që në kontejnerë të mos hedhen mbetje të forta, sepse, edhe kontejnerët dëmtohen edhe procesi i bartjes së mbeturinave nga punonjësit e Ndërmarrjes Publike që kujdeset për mirëmbajtjen e higjienës vështirësohet.

“Sot promovojmë kontejnerët e ri dhe shfrytëzoj rastin t’i ftoj gjithë qytetarët që së bashku të kujdesimi për higjienën e qytetit. Bashkë me drejtorët e ndërmarrjeve publike jemi në terren dhe i vizitojmë gjitha vendbanimet dhe ndjekim nga afër mirëmbajtjen e pastërtisë publike. Lus qytetarët e Gostivarit që mbeturinat të cilat nuk janë për t’i hedhur në kontejnerë, siç janë materialet e forta ndërtimore, mobilet e vjetra, e tjerë. Kontejnerët shfrytëzohen për grumbullimin e mbeturinave të imta. Në të kundërtën, hedhja e mbeturinave të forta mund të dëmtojnë mekanizmin transportues të mbeturinave”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi, potencoi që 40 kontejnerët e rinj janë të volumit 1.1 m2, dhe se po ashtu janë siguruar edhe pjesë rezerve për kontejnerët, siç janë rrotat dhe janë siguruar 300 sosh.

Xhaferi bëri me dije se vlera e investimit për fazën e parë është 1.200.000 denarë ose afër 20 mijë euro. Po aq mjete janë paraparë edhe për fazën e dytë të projektit i cili synon përmirësimin e higjienës në qytet dhe vendbanimet përreth. Kontejnerët e vjetër do të riparohen plotësisht dhe do të vendosen në lagjet periferike dhe fshatrat e Komunës së Gostivarit.
Sigurohen edhe dyzet kontejnerë të ri në qytetin e Gostivarit, deri në fund të vitit do të blihen edhe dyzet të tjera

Publikuar: 17.05.2016 | 12:20
Lexuar: 920 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime