E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këto ishin temat për të cilat u bisedua në seminarin e sotëm "Qytetet e reja të Ballkanit: Rikonstruim për çfarë ardhmërie?" në organizim të Institutit francez në Shkup.
Seminar për ardhmërinë e qyteteve ballkanike


Të menduarit për të ardhemn e qyteteve të Ballkanit dhe modeli i tyre në 30 vitet e ardhshme përmes projektimit të hapësirës urbane dhe ndikimit ndaj mjedisit jetësor, si dhe shfrytëzimi i inovacioneve për përballje me sfidat e ndryshimeve klimatike.

Këto ishin temat për të cilat u bisedua në seminarin e sotëm "Qytetet e reja të Ballkanit: Rikonstruim për çfarë ardhmërie?" në organizim të Institutit francez në Shkup.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti në hapje shprehi falënderim për projektin me të cilin ne si të prekur në nivel rajonal në bashkëpunim me BE-në do t'i hapim çështjet për të ardhemn dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve në Ballkanin Perëndimor.

"Rregullimi i sotëm i qyteteve është para një sfide serioze, duke tentuar të sigurojë balanc ndërmjet ngritjes ekonomike, sigurimit të përparimit social dhe kulturor dhe mjedisit jetësor. Politika efikase dhe ambicioze për mjedis jetësor është kornizë e domosdoshme për modernizimin e ekonomisë në nivel lokal dhe nacional", tha Ameti.

Theksoi se është posaçërisht me rëndësi që të sigurohet planifikim adekuat urban, me zbatim të përbashkët të politikës transportuese, politikës për veprim me mbeturinat, ndërtim të objekteve efikase energjetike dhe rregullim të shtretërve të lumenjve dhe planifikim të sipërfaqeve të gjelbra të cilat janë të rëndësishme në realizimin e konceptit të qyteteve të qëndrueshme.

AMbasadorja franceze, Lorens Oer, në hapje tha se seminari vjen disa javë pas konferencës ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe marrëveshjes së arritur në paris e cila duhet të ratifikohet nga shumica e vendeve në botë.

"Të mendohet në pikëpamje të hapësirës urbane dhe qytetit sot paraqet një temë aktuale. Në Shkup ajo është temë e cila është shumë e rëndësishme dhe paraqet shumë pyetje tek qytetarët rreth mbrojtjes së mjedisit jetësor. Çdo vizitor i Shkupit, me çdo pamje të qytetit nuk mund të mbetet indiferent ndaj ndryshimit dhe përzierjes së lëvizjeve sociale", tha Oer.

Theksoi se seminari mbahet në Shkup, qytet i cili është shënuar nga tërmeti i fuqishëm dhe transformime të mëdha në 50 vitet e fundit, që e bën shumë të rëndësishëm në aspektin e të menduarit për lidhjen ndërmjet hapësirës dhe njeriut dhe zgjedhjeve të bëra ekonomike, sociale dhe politike.

Sipas saj, qëllimi i seminarit është të trasohet një mendim i cili nuk ka të bëjë vetëm me aktualitetin, por do të mundësojë të mendohet për konceptin e qyteteve inteligjente apo qyteteve të së ardhmes, ashtu që do të merren parasysh interaksionet ndërmjet çështjeve lidhur me mjedisin jetësor, indin urban dhe aktivitetet.
Seminar për ardhmërinë e qyteteve ballkanike
Seminar për ardhmërinë e qyteteve ballkanike

Publikuar: 17.05.2016 | 14:55
Lexuar: 675 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime