E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç njoftoi LOE, janë analizuar mundësitë për bashkëpunim në sektorët: transport, ndërtimtari, inxhinieri, turizëm, agro-biznes, shërbime, TIK dhe arsim.
Forum afarist Maqedoni-Turqi

Rritje të këmbimit tregtar dhe investime të përbashkëta me kompani turke në disa sektorë në Maqedoni, pret Lidhja e Odave Ekonomike pas forumit të sotëm afarist me pronarë nga Konfederata e biznesmenëve të rinj nga Turqia, e cila qëndron për vizitë në Maqedoni.

Siç njoftoi LOE, janë analizuar mundësitë për bashkëpunim në sektorët: transport, ndërtimtari, inxhinieri, turizëm, agro-biznes, shërbime, TIK dhe arsim.

"Angazhimet tona të vazhdueshme janë rritja e këmbimit tregtar me Republikën e Turqisë. Konsiderojmë se takimet afariste do të rezultojnë me eksport më të madh të kompanive nga Maqedonia në tregun turk, por gjithashtu janë filluar edhe negociata për investime të përbashkëta dhe investime nga kompani turke në Maqedoni edhe atë në turizëm, agro sektor, industrinë ushqimore, si dhe industrinë e tekstilit", deklaroi Mitko Aleksov, drejtor ekzekutiv i LOE-së.

Këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Turqisë vitin e kaluar ka qenë 355 milionë euro që paraqet rritje prej 5,64 për qind në krahasim me vitin 2014. Në kuartalin e parë të këtij viti, thuhet në kumtesën nga LOE, vazhdon trendi pozitiv, dhe u shënua rritje prej 16,9 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Turqia është një prej vendeve me numër më të madh të investimeve në Maqedoni, si dhe midis dhjetë partnerëve të parë tregtar të Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 17.05.2016 | 16:06
Lexuar: 739 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime