E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Everest del fitues vetëm nëse matja bëhet duke marrë parasysh nivelin e detit.
Chimborazo është mali më i lartë në botë, jo Everesti
Të gjithë ata që janë mburrur se kanë ngjitur majën e Everest si më të lartin në botë duket se "u ka shkuar mundi dëm", pasi sipas shkencëtarëve ai nuk është mali më i lartë.

Everest, i ndodhur në Himalaje është mundur nga Chimborazo i cili ndodhet në Ekuador. Por megjithatë Everest është fitues nëse merret parasysh matja tradicionale është rreth 9 000 metra mbi nivelin e detit.

Por në fakt nuk rënditet as tek të parat, apo as edhe më pranë hapësirës. Mali ekuadorian është në krye të listës dhe kjo e gjitha për shkak të formës së tokës.

Everest del fitues vetëm nëse matja bëhet duke marrë parasysh nivelin e detit. Por ndërkohë nëse matja bëhet nga qendra e tokës, Chimborazo fiton lehtësisht dhe Everest nuk do të hynte dot as në 20 malet më të larta.

Ky rezultat vjen për shkak të formës së Tokës, e cila nuk është një sferë perfekte.

Kjo formë i jep një avantazh më të madh për të gjithë malet që shtrihen përgjatë vijës ekuadoriale.
Chimborazo është mali më i lartë në botë
Chimborazo është mali më i lartë në botë

Publikuar: 18.05.2016 | 12:20
Lexuar: 1011 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime