E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Familja e amerikanit, Douglas Kettleboro, që vdiq në shkurt të këtij viti, e zbuloi letrën me shkrim dore në tavolinën e tij të punës.
Letra që po thyen rrjetin: Ai jetoi sipas udhëzimeve të mësueses










Një familje në zi mbeti e habitur kur zbuloi se njeriu i zemrës së tyre, që sapo ishte ndarë nga jeta, kishte jetuar gjithmonë sipas udhëzimeve që i kishte shkruar mësuesja e tij e dashur në një letër 80 vjet më parë.

Familja e amerikanit, Douglas Kettleboro, që vdiq në shkurt të këtij viti, e zbuloi letrën me shkrim dore në tavolinën e tij të punës.

Kettleboro ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare.

Por letra që i kishte shkruar mësuesja e tij, M. Perkins, ishte frymëzim që prej 24 marsit të vitit 1937.

Mësuesja ia shkroi letrën pasi ai mbaroi shkollën fillore.

Teksa i shkruante se do i mungonte, ajo i kërkonte të jetonte si një i krishterë i mirë dhe t’i bënte prindërit krenarë.

Vëllai i tij, Simon, thotë se letra prekëse është një tregues i qartë se Douglas ka jetuar sipas këtyre udhëzimeve.

Më poshtë letra:



“I dashuri im Douglas, ditët e shkollës po shkojnë drejt fundit, siç ndodh me gjithë gjërat e mira.

Do të më mungosh më shumë se ç’mund të thuhet me fjalë dhe më vjen keq pasi kemi kaluar kohë të lumtura dhe të këndshme bashkë, por edhe mësime të vështira.

Urimi im i sinqertë për ty është që të rritesh dhe të bësh krenarë prindërit e tu, të cilët po punojnë dhe përpiqen kaq shumë për ty.

Shpresoj të bësh krenarë të gjithë ata me të cilët punon, kudo që të jesh.

Shpresoj t’i bësh nder vendit tënd, por mbi të gjitha, shpresoj të bësh krenar Zotin, që të do kaq shumë.

Ndërkohë që rritesh vogëlushi im i dashur, jeta nuk do jetë gjithmonë kaq rozë. Të gjithë kalojmë kohë të vështira.

Djalli është gjithmonë i zënë në përpjekje për të na tunduar dhe për të na futur në rrugë të gabuar.

Përpiqu shumë që t’i thuash ‘jo’ çdo gjëje që mendon se është gabim.

Ndërgjegjia jote në përgjithësi të tregon se çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

Sigurohu djalosh i dashur që kur të zgjedhësh miqtë, të zgjedhësh ata të duhurit.

Mundohu të jesh i dashur dhe i sjellshëm në shtëpi dhe kudo që të jesh, në mënyrë që të gjithë të jenë krenarë për ty, dhe Zoti do të ndihmojë dhe do të të mbajë në rrugën e duhur.

Foli pak minuta çdo natë Krishtit përpara se të flesh, por edhe kur të ngrihesh në mëngjes.

Kujto se askush prej nesh nuk mund të kujdeset për veten e tij.

Do të duhet të lutesh shumë, por vetëm fol, njësoj siç flet me nënën tënde të dashur.

Nëse në çdo kohë mund të të ndihmoj, më shkruaj dhe do jem e lumtur që të të ndihmoj.

Dhe tani, mirëpafshim, por Zoti të bekoftë dhe u kujdesttë për ty.

Me dashuri të sinqertë, zonja Perkins”.
Letra që po thyen rrjetin: Ai jetoi sipas udhëzimeve të mësueses
Letra që po thyen rrjetin: Ai jetoi sipas udhëzimeve të mësueses

Publikuar: 18.05.2016 | 13:28
Lexuar: 629 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime