E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nuk do të thoja që Greqia është në gjendjen më të mirë për t’u fokusuar në këtë problem", thotë Poposki në intervistën e botuar dje me titull “Ndalohen kalimet masive ilegale në kufi”.
Poposki për “Standard”: Greqia nuk është në gjendje të fokusohet tek emri











Greqia nuk është në gjendjen më të mirë të fokusohet tek zgjidhja e konfliktit për emrin, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në intervistën për “Der Standard” austriake.

"Nuk do të thoja që Greqia është në gjendjen më të mirë për t’u fokusuar në këtë problem", thotë Poposki në intervistën e botuar dje me titull “Ndalohen kalimet masive ilegale në kufi”.

I pyetur se Maqedonia a ka mbështjetje nga BE dhe SHBA për tejkalimin e këtij problemi, kreu i diplomacisë së Maqedonisë thekson që BE nuk insiston që kjo çështje bilaterlae të zgjidhet gjatë negociatave për anëtarësim, që thotë është praktikë për të gjithë proceset e tjera të zgjerimit.

"BE nuk insiston, si në të gjithë proceset e tjera të zgjerimit, që këto tema bilaterale patjetër të zgjidhen në bisedimet për zgjerim. Të gjithë vendet anëtare të BE-së duhet të pajtohen që duhet t’i fillojmë bisedimet për zgjerim. Kjo do të ishte nxitje pozitive për të dyja palët. Por tani jemi lënë jasht dhe nuk ka shpresa. Në rast se thirremi në atë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë palët, atëherë ajo është njëjtë sikur të mbyllim dy ujq dhe një qingj në të njëjtën hapësirë dhe t’u themi: përpiqemi t'ju gjejmë një propozim të përbashkët të pranueshëm për në mbrëmje", thekson Poposki.

Në pyetjen se a konsideron që kriza e vështirë politike në Maqedoni është e lidhur me atë që vendi është në gjendje gjeopolitike të pasigurisë, Poposki theksoi: Sa më gjatë që Maqedonia është jashtë BE-së aq më të mëdha janë shanset që të bëhet kaos këtu. Në Ballkan ka grupe që nuk kanë bërë asgjë përveç që udhëheqin luftëra dhe shumë nga ata kanë vepra kriminele dhe i shfrytëzojnë agjendat politike, thekson ministri i Punëve të Jashtme Poposki.

Në intervistën për gazetën austriake, të cilën MIA e transmeton, Poposki foli edhe për krizën e refugjatëve dhe migrantëve, për rolin dhe mundin e Maqedonisë si pjesë e përpjekjeve evropiane për të menaxhuar më këtë, si dhe për bashkëpunimin me fqinjët në këtë kontekst.

Standard: Momentalisht gjendja është e tillë që duket sikur do të plasë marrëveshje me Turqinë. Ҫka do të nënkuptonte kjo për Maqedoninë dhe për sigurinë në kufirin me Greqinë?

Poposki: Momentalisht kemi 25.000 migrantë në kufirin e Maqedonisë, rreth gjysma e refugjatëve që janë në Greqi, gjenden në afërsi të kufirit në vende të ndryshme. Autoritetet greke mundohen që t’i largojnë refugjatët nga kufiri, por aktivistët i bindin refugjatët që të mbesin atje dhe u japin shpresa të rreme se mund ta kalojnë kufirin. Por vijnë shumë më pak refugjatë, jo vetëm për shkak se Turqia i mban refugjatët, por për shkak se e mbyllëm kufirin me Greqinë dhe kjo për shumicën ishte sinjal që mos të shkohet ende kah Evropa. Nuk mendoj që politika e refugjatëve në Turqi do të ndryshojë.

Standard: Në qoftë se Truqia përsëri fillon të lëshojë refugjatë në drejtim të Greqisë?

Poposki: Kjo mund të ndodh, por nuk do të këtë aq kalime masovike ilegale në kufirin nga Greqia për në Gjermani. Kjo ka mbaruar.

Standard: A funksion kthimi i refugjatëve në Greqi? Kam dëgjuar që kjo do të zgjasë shumë.

Poposki: Ka pengesa byrokrate. Por kemi marrëveshje dhe sipas tyre duhet të kthehen mbrapa. Patjetër të them se bashkëpunimi me Greqinë përmirësohet. Filluam në nivel shumë të ulët me shumë pengesa, por tani autoritetet e të dyja palëve komunikojnë dhe bashkëpunojnë shumë mirë. Por ka ende hapësirë për përmirësim.

Standard:Ҫfarë?

Poposki: Për ne do të ishte me rëndësi nëse njerëzit në Greqi sa është e mundur më shpejtë nga kampet në kufi të vendosen në qendrat e pranimit. Ka shumë që janë në qiell të hapur dhe në këtë mënyrë vështirësohet situate humanitare. Përveç kësaj kjo i detyron njerëzit që të jenë të dhunshëm. Ka disa të rinjë që përpiqen të gjuajnë me gurë në drejtim të policisë. Dhe kjo situatë i inkurajon tregtarët sepse bëjnë tregti. Autoritette greke e ndërojnë qasjen dhe mundohen që t’i bindin njerëzit që të ikin prej aty.

Standard: Sa njerëz që mundohen të kalojnë kufirin janë arestuar ng ana e autoriteteve të Maqedonisë?

Poposki: Në ditë ka 150 deri 300 përpjekje të njerëzve që të kalojnë kufirin. Ndonjëherë vinë grup nga dhjetëra të cilët e kalojnë gardhin. Më shumë se gjysma e këtyre përpjekjeve ndalohen. Ndonjëherë jemi afër 100 përqindshit. Por nuk mund të themi se askush nuk ja del. Megjithatë kufiri nuk është i mbyllur hermetikisht.

Standard: A i kthen Serbia refugjatët pas në Maqedoni?

Poposki: Faktikisht janë pak që arrijnë në Serbi. Por sot ka njerëz që arrijnë deri në Gjermani apo Suedi. Disa tani janë në Serbi, vijnë nga Bullgaria. Disa nga ata më parë ishin kthyer mbrapa. Ato përsëri përpiqen që të lëvizin. Nga fillimi i këtij viti janë paraqitur 20 grupe trafikantësh. Por nuk duhet të jemi naiv dhe të mendojmë se i kemi kapur të gjithë. Luftë e përditshme e organeve kompetente është kundër atyre që duan të bëjnë para.

Standard: Në raport me paratë, sa kushton mbrojtja kufitare e Maqedonisë?

Poposki: Për menaxhimin e krizës së refugjatëve janë harxhuar 30 deri 40 milionë euro. Shpërndamë trupa të mjaftueshëm dhe mjete të mjaftueshme, ka edhe harxhime për punë shtesë dhe për transport. Në dy muajt e fundit realizuam një projekt evropian që na mundësoi të mbulojmë të paktën një pjesë të harxhimeve për autoritetet e Maqedonisë apo autoritetet e BE-së. Por nuk bëhet fjalë për fronteks, por edhe për marrëveshje bilaterale me Slloveninë, Austrinë, Hungarinë, Ҫekinë, Kroacinë.

Standard:Sa merr Maqedonia për këtë projekt?

Poposki: Dhjetë millionë euro, 1,5 milionë euro janë për autoritetet e Maqedonisë, 3 milionë euro për vendet nga BE, dhe tjetra është për pajisjen.

Standard: Mbyllja e rutës së refugjatëve a është e lidhur me harxhimet politike?

Poposki: Po, e gjithë situata na vështirëson raportet me Greqinë. Greqia me vite e bllokon hyrjen tonë në NATO dhe BE, por qëllimi ynë është që t’i zbusim raportet. Që kur filluam t’i zbatojmë vendimet e Këshillit të BE-së, Greqia sheh në të se sikur ja vështirësojmë jetën. Por ky nuk ishte qëllimi ynë. Tani Greqia kuptoiu që ne i bëmë favor vendit me atë që ndaluam migracion jolegal. Në fund, me krizën e emigrantëve vështirësohet edhe ekonimia. Për shembull, gjysma nga importet dhe eksportet tona shkon përmes Selanikut dhe në qoftë se marrin parasyshë dhe ndalimin e rrugëve e rrugën hekurudhore, atëherë është dramatike.

Standard: Edhe krahas bllokadave nuk është më mirë të mbyllet kufiri për refugjatët?

Poposki: Për ne zgjedhja ishte e thjeshtë: Ose do t'ju ndihmojmë vendeve nga BE që të zbatojnë këtë apo vetëm të shohim dhe të vendosim dy pllakata të mëdha: Munih-1500 kilometar! Stokholm-2100 kilometara! Dhe kështu më tej! Por nëse dikush dëshiron që të jetë partner dhe dëshiron të jetë vend anëtare e BE-së, atëherë duhet të jetë pjesë e zgjidhjes.

Standard: Por a fitoni diçka me këtë?

Poposki: Deri më tani asgjë në veçanti. Por ne jemi të mësuar me këtë.

Standard: A ekziston mundësi që t’i jepet fund konfliktit të emrit me Greqinë?

Poposki: Nuk do të thoja që Greqia është në gjendjen me të mirë që të fokusohet në këtë problem.

Standard: A e ndjeni se keni mbështetje nga BE dhe nga SHBA në këtë problem?

Poposki: BE nuk insiston, si dhe në të gjithë proceset e tjera të zgjerimit, që këto tema bilaterale patjetër të zgjidhen në bisedimet për zgjerim. Të gjithë vendet anëtare të BE-së duhet të pajtohen që duhet t’i fillojmë bisedimet për zgjerim. Kjo do të ishte një nxitje pozitive për të dyja palët. Por tani jemi lënë jasht dhe nuk ka shpresa. Në rast se thirremi në atë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët, atëherë ajo është njëjtë sikur të mbyllim dy ujq dhe një qingj në të njëjtën hapësirë dhe t’u themi: përpiqemi t'ju gjejmë një propozim të përbashkët të pranueshëm për në mbrëmje.

Standard: A mendoni se kriza e rëndë politike këtu në Maqedoni është e lidhur me atë që vendi është në gjendje gjeopolitike të pasigurtë?

Poposki: Sa më gjatë që Maqedonia është jashtë BE-së aq më të mëdha janë shanset që të bëhet kaos këtu. Në Ballkan ka grupe që nuk kanë bërë asgjë përveç që udhëheqin luftëra dhe shumë nga ata kanë vepra kriminele dhe i shfrytëzojnë agjendat politike.

Standard: Sa është e rëndësishme Rusia për Maqedoninë?

Poposki: Më shumë se 90 për qind e investimeve tona, eksportit dhe importit vijnë nga BE apo vendet kandidate. Rusia është e rëndësishme për të gjithë në Evropë, por nëse merret parasysh pjesa në këmbimin tregtar të Rusisë, atëherë këtu është shumë më e vogël. Gjithmonë themi se ne duam të hyjmë në NATO dhe BE.

Standard: Fillimisht zgjedhjet duhej të mbaheshin më 5 qershor. Por tani vetëm partia juaj, VMRO-DPME dëshiron që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor.

Poposki: Socialdemokratët (LSDM) kërkuan shtyrje të zgjedhjeve. Paradoksale qeveria dëshiron zgjedhje. Anketat nuk janë shumë të përshtatshme për opozitën. Duan zgjedhje, por vetëm atëherë kur të ndjejnë se e kanë përkrahjen e shumicës së votuesve. Por përse ne duhet ta detyrojmë LSDM-në në diçka që vetë e kërkuan?

Standard: Situata është e lidhur edhe me amnestimin e presidentit Gjorgje Ivanov, e cila nxiti gjithçka.

Poposki: Presidenti ndjeu që patjetër duhej të bëjë diçka, por amnestimi kishte pasoja negative, në veçanti në nivel ndërkombëtar. Qartë kishte qëllim të mirë. Por rruga deri në ferr shpesh shtrohet me qëllime të mira. (MIA)

Publikuar: 18.05.2016 | 15:43
Lexuar: 746 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime