E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ato kanë sjellë një frymë krejtësisht të re që qëndron në kulturën e ndërthurur me muzikën, bukurinë ekzotike, por edhe talentin e padiskutueshëm dhe mënyrën në të cilën vetë industria punon.
Index: “Si e pushtuan seksi kosovaret pop skenën botërore”

E vërtetë është thenja që “Muzika është gjuhë universale” kjo se fundmi u vërtetua edhe me këngën “Bon Bon” që e interpreton Era Istrefi, këngë kjo në gjuhën shqipe por që mori famë botërore. Por jo vetëm Era, ka edhe këngëtare tjera që në botë po na e zbardhin fytyrën. Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, për të cilat portal kroat “INDEX” ka berë një shkrim te detaizuar, madje duke berë edhe pyetjen “prej nga ky interesim amerikan për industrinë muzikore për këngëtaret e Kosovës dhe a ekziston ndonjë fshehtësi”

Para disa viteve shumë pak dinin për shqiptarët, e kur flasim për amerikanët ata kanë njohur shqiptarët dhe kosovarët vetëm përmes vëllezërve Belushi, Eliza Dushku apo reperit Action Bronson. Kështu fillon artikullin për këngëtaret shqiptare me fame botërore portal kroat indeks.hr

Index.hr me tej vazhdon. Në vitet e fundit në skenën pop ngadalë filluan të dilnin emra të rinj, plotë vajza i kujtuan publikut se prej nga kanë ardhur. Sigurisht, ne po flasim për këngëtaret e reja si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi, dhe kjo e fundit në Kosovë dhe më gjerë bëri një bum nga do që u dëgjua kënga e saj. Këto këngëtare i karakterizon fakti se asnjëherë nuk fshehin se prej nga vine dhe shpërthimi i tyre është paksa i pabesueshëm duke pasur parasysh se vijnë nga një shtet i vogël.

Pas këtyre që përmendem interesi amerikan u drejtua nga këngëtarët shqiptare dhe talenti i tyre. Këto talente shpërthyen kudo nëpër mediat botërore për paraqiten e tyre, po pse jo edhe më bukurin që reflektojnë, raporton Index Black. Prandaj shume njerëz shtrojnë pyetjen “Prej nga ky interesim aq i madhi i industrisë amerikane te muzikës për këngëtaret nga Kosova dhe a ekziston ndonjë fshehtësi për suksesin e tyre pasi që përkundër pamjes se jashtme, për një karrierë të suksesshme nuk mjafton vetëm zhveshja.

Ato kanë sjellë një frymë krejtësisht të re që qëndron në kulturën e ndërthurur me muzikën, bukurinë ekzotike, por edhe talentin e padiskutueshëm dhe mënyrën në të cilën vetë industria punon.

Së pari, para 10 viteve shpërtheu Rita Ora e cila në fillim u cilësuar si ‘zbulim’ i një Rihanne të re angleze, madje thuhet se vet këngëtarja Rihanna nuk mund ta duroje Rita Oren, madje flitet se Rihanna ka tentuar edhe t’ia sabotoje karrierën. Rita tashmë është një shqiptare e fuqishme në gjithë botën, ajo ka kontrata me kompani të mëdha të muzikës. Përveç Rita Orës një këngëtare që ka ngjashmëri me vokalin e Rihannas, është 26-vjeçarja Bebe Rexha.

Për shembull, ajo do t’i ruajë hitet që s’e ka ndër mend t’i xhirojë ( e për të cilët e di se do të përfundojë tek Ora) ose se nga Jay Z- do të kërkojë që karriera e konkurrentes të mos jetë në vend të parë, transmeton Koha.net. Por fjala është për spekulim e ajo që dihet është se Rita Ora në fund të vitit të shkuar kishte paditur Roc Nation dhe kishte kërkuar shkëputjen e kontratës dhe tash presim vazhdimin që të hetojmë nëse pauza ndërmjet dy albumeve ishte shumë e gjatë.

Pos që këto këngëtare të përmendura kanë vokal shumë të ngjashëm me Rihannan, 26 vjeçja Bebe Rexha, madje, e ka shkruar edhe njërin nga hitet më të mëdha për Rihannan.

Më saktë, bëhet fjalë për duetin mega të popullarizuar Eminem dhe Rihanna “The Monster” të cilin së pari e xhiroi për vet eme qëllim që të bëhet këngë për albumin e saj solo, por bashkëpunëtorët e saj u binden që këngën t’ia ofrojnë Eminemit, gjë që dhe ndodhi.

Dhe duhet theksuar se krahasimet me Rihannan nuk janë për të denigruar ndonjërën nga këngëtaret, sepse Rexha është krijuese legjitime e hiteve e cila tashmë ka shkruar një grumbull hitesh në bashkëpunim me emra të mëdhenj siç janë Nicki Minaj, David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Nick Jonas, Afrojack, Pitbull, Selena Gomez dhe Martin Garrix, transmeton Koha.net. Nëse e merrni para sysh faktin se në skenë është vetëm tash e tre vjet, e keni të qartë se bëhet fjalë për sukses të madh.

Edhe si tinejxhere ajo këndonte përreth Samantha Cox e cila atëbotë punonte me Lady Gagën e Keshen, e ajo e kishte këshilluar, dhe pothuaj gati e detyroi, që të mësohej për të shkruar këngë. Bebe dëgjoi këshillën e saj dhe si 15 vjeçe filloi kurset në New York.

Dhe përderisa për rastet e Rita Ores dhe Bebe Rexhës mund të flasim për zgjedhjen e shkëlqyeshme të menaxherit e të mentorit, por edhe faktit se gjendeshin në qendrat e ngjarjeve muzikore siç janë Londra ose New York, kështu nuk është me 21 vjeçen Era Istrefi e cila te pozita në skenë arriti përmes kanaleve më pak tradicionale – falë rrjeteve sociale.

Natyrisht se nuk e dëmtoi as fakti se vjen nga familja me përplot yje muzikore. Nëna e saj është këngëtarja e njohur shqiptare Suzana Tahirsylaj e cila shpërtheu në skenë në vitet e 80 –ta e të 90-ta, ndërsa motra e saj më e vjetër Nora, ka qenë pop yll që prapa vetes ka katër albume.

Nuk duhet theksua në mënyrë të veçantë se edhe Era tingëllon si version shqiptar i Rihannes e cila aty –këtu di të citojë Bob Marleyin.

Para tri vjetësh është shpallur interpretuesja e re më e mirë gjatë ndarjes së çmimeve muzikore shqiptare, e në vitin 2014 në Amerikë incizoi singlin “13” falë të cilit tërhoqi vëmendje e medieve mainstream, falë sidomos promovimit në revistën V.

Në fund të vitit të shkuar e publikoi edhe singlin “BonBon” i cili u bë hiti viral pas të cilit u hyri në radarin e shumë dëgjuesve të mbarë botës. Artistja Chloe Grace Moretz ka qenë aq e mahnitur sa që në profilin e vet në Twitter kishte edituar spotin e saj dhe kishte shkruar: “Era Istrefi. Yll i ri. Mos e harroni. Është e shkëlqyeshme”.

Por fjala është vetëm për rrjete sociale. Mediet britanike bukuroshes 20 vjeçe Dua Lipa i parashihnin të ardhme të shkëlqyeshme, e arsye për këtë, shkruan Indeks.hr, transmeton Koha.net është se ajo këndon përreth menaxherëve Lane Del Rey të cilët tek ajo vërejtën një cilësi paksa mitike e përbashkët me popullin e tyre.

Në skenë është nga mosha 16 vjeçe, ka vijuar shkollën prestigjioze Sylvia Young Theatre School derisa babai i saj për shkak të punës u detyrua të kthehet në Kosovë ku qëndroi dy vjet dhe pastaj ajo i luti prindërit të kthehej në Londër dhe të merrej me muzikë. Jetoi me miq, punoi në restorante e klube dhe pati rastin të njihte anën e “errtë” të Londrës që edhe i ndihmoi si frymëzim për tekste.

Edhe ajo vjen nga familja muzikore (babai i saj ka kënduar në bendin Oda), ka qenë modele, është futur në numrin e listës së yjeve koha e së do të vijë, e kanë përkrahur Maroon 5 i popullarizuar të cilët në faqen e vet kanë publikuar këngën e saj që i shërbyen si trampolinë shkëlqyese këngëtares e cila aktualisht po incizon albumin debutues për Warner Bros. Records dhe bashkëpunon me producentë të njohur që kanë bashkëpunuar me Eminemin, Bruno Marsin, Lan Del Rey, Kanye West, Mark Ronsonin dhe Beckon.

Dhe vërtet është vështirë të përkufizohen saktësisht arsyet e suksesit të shqiptareve dhe kosovareve dhe fundja nuk është dhe thelbësore, pasi, doemos në të këtë rast, mund të krijoni hamendësime të pakuptimta e fyerje të mundshme. E sigurt është se koha e këtyre këngëtareve po vjen gjithnjë e më shumë dhe pati kjo lidhje ose jo me origjinën, Shqipërinë edhe Kosovën, përfundimisht dhe atë e kanë vënë në hartën e muzikës botërore. / 21Media

Publikuar: 19.05.2016 | 13:21
Lexuar: 847 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime