E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultatet në mënyrë drastike ndryshojnë sipas përkatësisë etnike të të anketuarve. Për 82,1 për qind e maqedonasve emri është para BE-së dhe NATO-s. Tek popullata etnike shqiptare, madje, 18,1 për qind janë prononcuar për ruajtjen e emrit përkundër 77,8 për hyrje në BE dhe NATO.
Anketė: Pėr maqedonasit emri, pėr shqiptarėt BE dhe NATO mė tė rėndėsishėm











Ruajtja e emrit për shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është më i rëndësishëm se sa hyrja në BE dhe NATO, tregojnë rezultatet nga e huklumtimit të mendimit publik të porositur nga Sekretariati për çështje evropiane që në periudhën midis 3 dhe 4 korrik të ekzemplar reprezentativ prej 1.100 të anketuarve e përpunoi Instituti për hulumtime politike Shkup.

Në pyetjen se çka është më e rëndësishme - ruajtja e emrit ose hyrje në BE dhe NATO 66,5 për qind e të anketuarve kanë vendosur për emrin përkundër 26,2 për qind për hyrje në strukturat euroatlantike.

Megjithatë, rezultatet në mënyrë drastike ndryshojnë sipas përkatësisë etnike të të anketuarve. Për 82,1 për qind e maqedonasve emri është para BE-së dhe NATO-s. Tek popullata etnike shqiptare, madje, 18,1 për qind janë prononcuar për ruajtjen e emrit përkundër 77,8 për hyrje në BE dhe NATO.

Të pyetur se cilës sferë duhet t'i kushtohet vëmendje më të madhe në afrimin e vendit drejt BE-së, e para në listë është ekonomia me 46,1 për qind, pason gjyqësia me 22,3 për qind dhe siguria me 15,1 për qind. Lidhur me përkatësinë etnike maqedonasit dhe shqiptarët e ndajnë mendimin se ekonomisë duhet t'i jepet prioritet.

Gjithsej 65,5 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ndihen si qytetarë të Maqedonisë, 28,5 për qind si qytetarët të aqedonisë deh të Evropës, ndërsa 3,4 për qind si qytetarët të Evropës.

Anketa është pjesë e hulumtimeve të planifikuara të mendimit publik në strategjinë për komunikim me opinionin të SÇE-së.

Publikuar: 12.07.2010 | 21:26
Lexuar: 467 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime