Ne mund të flisnim edhe për pasuritë e tjera të zonjës Topalli, të mënyrës në të cilën kjo zonjë vazhdon të pasurohet duke përdorur postin e saj publik, por po ndalojmë tek mënyra në të cilën Kryetarja e Kuvendit abuzon e mashtron me financat publike, tha Ligori.
Opozita akuzoi sot kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli se abuzon me postin për përfitime financiare.
Deputetja Shegushe Ligori iu referua faktin se zonja Topalli merr dieta nga kuvendi sikur jeton ne Shkoder.
Zonja Topalli përfiton dieta nga Kuvendi i Republikës, dieta për 11 milionë e 178 mijë lekë ose 11 milionë e dy pensione.Një pjesë e këtyre parave përfitohet sepse ajo deklaron se jeton në Shkodër, kur çdo qytetar i kryeqytetit e di fare mirë se Kryetarja e Kuvendit banon në mes të Bllokut, vetëm disa hapa larg nga selia e Kuvendit.Ne mund të flisnim edhe për pasuritë e tjera të zonjës Topalli, të mënyrës në të cilën kjo zonjë vazhdon të pasurohet duke përdorur postin e saj publik, por po ndalojmë tek mënyra në të cilën Kryetarja e Kuvendit abuzon e mashtron me financat publike, tha Ligori.
Kuvendi: Japim shpjegim për çdo qindarkë të shpenzuar
Kuvendi i Shqipërisë reagoi sot pas deklaratës së deputetes së Partisë Socialiste, Shegushe Ligori, e cila akuzoi kryeparlamentaren Jozefina Topalli se po pasurohet duke përdorur postin.
"Administrata e Kuvendit nuk çuditet me halucinacionet e kryetarit të Shegushe Ligorit. Administrata është e hapur t'i japë asaj dhe kujtdo tjetër shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion", thuhet në një njoftim për shtyp nga parlamenti.
"Znj. Ligori ende nuk e di se Kryetari i Kuvendit nuk firmos për asnjë lek. Kryetari firmos vetëm ligje, rezoluta, vendime e marrëveshje të miratuara nga seanca plenare. Kryetari i Kuvendit paguhet bazuar në ligj si çdo paraardhës i saj në këtë post. Administrata hedh poshtë me përbuzje si të turpshme e qesharake shpifjet e z.Rama, përmes Shegushe Ligorit", përfundon njoftimi për shtyp i Kuvendit.