E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo shkollë moderne, e cila bart emrin e njërit prej miqve tanë të mëdhenj amerikanë, Presidentit Wilson, i cili i shpëtoi trevat shqiptare nga copëtimi, si dhe përkrahja e vazhdueshme e SHBA-ve për kombin tonë mësohet e studiohet me kujdes të veçantë në auditorët e Universitetit tonë.
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve të gjeneratës 2015/2016, në shkollën Woodrow Wilson në Tetovë.

Në këtë ceremoni ku të pranishëm ishin personalitete të njohura nga jeta publike dhe shoqërore, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në fjalën e tij e vlerësoi lartë kontributin që ndër vite po jep shkolla prestigjioze Wilson, për arsimimin e të rinjve tanë, në kushte sipas standardeve bashkëkohore dhe sikurse tha ai, mbi të gjitha ky institucion arsimor meriton vlerësimet, për ruajtjen dhe kultivimin e miqësisë sonë të përhershme me miqtë tanë historikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

"Kjo shkollë moderne, e cila bart emrin e njërit prej miqve tanë të mëdhenj amerikanë, Presidentit Wilson, i cili i shpëtoi trevat shqiptare nga copëtimi, si dhe përkrahja e vazhdueshme e SHBA-ve për kombin tonë mësohet e studiohet me kujdes të veçantë në auditorët e Universitetit tonë.

Për këto e shumë arsye të tjera, ne si institucione arsimore i kemi shtrirë njëri-tjetrit dorën e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës, sikundër i kemi hapur dyert e auditorëve për maturantët e Wilsonit dhe për maturantë të tjerë, për të cilët kujdesemi t’u ofrojmë lehtësime në disa kategori pagesash për studime, t’u ndajmë bursa studentore dhe mundësojmë edhe studime jashtë vendit, me theks të veçantë në vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe SHBA-ve”, tha Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Rektori i Universitetit të Tetovës, po ashtu theksoi se qyteti i Tetovës tanimë krenohet që ka një institucion arsimor model, siç është shkolla Woodrow Wilson, e cila çdo ditë e më shumë projekton dhe ndërton të ardhmen e gjeneratave të reja.
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson
Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nxënësve në shkollën Woodrow Wilson

Publikuar: 20.05.2016 | 16:11
Lexuar: 757 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime